Albania

Rritja e çmimeve, Kote për ATSH-në: Vijojmë subvencionimin e bujqësisë për zbutjen e efekteve

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote tha sot për ATSH-në se, “politikat subvencionuese dhe investimet që po zbaton qeveria në sektorin e bujqësisë, synojnë të zbusin goditjen e rritjes së çmimeve”.

“Qeveria shqiptare subvencionon prodhuesit e produkteve bujqësore, politike që do të vazhdojë edhe për vitet në vijim dhe synon të zgjerohet, me qëllim mbështetjen e prodhuesve në uljen e kostove dhe rritjen e rendimentit”, tha Kote.

Sipas tij, rritja e prodhimit bujqësor në vend, jo vetëm që zhvillon ekonominë dhe ul papunësinë, por mundëson uljen e çmimeve të produkteve kryesore në tregje, ndërsa theksoi se, në kushtet e ekonomisë së lirë predominon kërkesë oferta që orienton çmimet e tregut.

Kote theksoi se, mbështetja e blegtorisë dhe skema e naftës janë në qendër të vëmendjes.

“Përmes Skemës Kombëtare do të vazhdojmë subvencionimin e blegtorisë dhe të fermerëve që prodhojnë në bujqësi, ndërsa Skema e naftës falas për bujqësisë do të jetë në qendër të vëmendjes dhe do të vijojë paralelisht me mbështetjen financiare të Programit IPARD, që dreson grante për sektorin rural”, u shpreh Kote për ATSH-në.

Ndërsa vuri në dukje gatishmërinë e qeverisë në ndjekjen e këtij problemi dhe adresimin e masave përkatëse. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him