Albania

Rritja e çmimit të energjisë, FMN: Prek të varfrit, sugjerojmë që Qeveria t’i mbështesë, jemi kundër heqjes së TVSH-së për produktet ushqimore

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun u shpreh se ekonomia shqiptare po përballet me disa sfida të rëndësishme.

Ajo tha se qeveria është e vendosur për t’i adresuar.

“Duhet një strategji ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore. Autoritet shqiptare të rrisin të ardhurat, të zgjerojnë bazën tatimore, të shmangin abuzimet. Qeveria është e mirë vendosur për t’i adresuar këto sfida. Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid.

Synim duhet të jetë ulja e borxhit dhe e deficitit. Të menaxhohen drejt rreziqet që vijnë nga PPP, reforma në gjyqësor është e rëndësishme për të rritur konkurrencën”, tha ajo.

Drejtuesja e FMN-së u shpreh se rritja e çmimit të energjisë krijon pasiguri duke ndikuar te shtresat në nevojë prandaj kërkoi mbështetjen e tyre,

“Çmimi i energjisë krijon pasiguri. Kriza energjetike prek të varfrit. Sugjerojmë mbështetje për shtresat e varfra”.

Ajo rrëzoi propozimin e PD-së për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore.

“Jemi kundër heqjes së TVSH-së për produktet ushqimore”, tha Sun.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se “rritja e pagave është e pamjaftueshme për ta çuar inflacionin në objektiv”.

j.l./ dita

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions