Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rrobaqepësja nga Tirana që punon në sektorin e “celebrity” të Gucci-t

Entela Resuli

Botuar në DITA

Ne jemi qytetarë të botës dhe shpesh është bota që na jep më shumë mundësi të gjejmë veten në fushat ku kemi talent, duke patur parasysh që Shqipëria është vend i vogël dhe hapësirat janë të pakta. Sot do ju tregojmë historinë e një vajze që në vegjëli kishte pasion rrobaqepësinë dhe largimi nga Tirana e bëri të kërkonte më shumë mbi profesionin e saj dhe tashmë ajo i ka kaluar të gjitha përditshmëritë që ka ëndërruar për veten.

Enela Kondaj jeton prej 23 vitesh në Milano, Itali. Ajo është nga Tirana dhe puna e parë që ka bërë këtu ishte rrobaqepëse.

Duket se ky pasion, për të ndërtuar veshje të rëndësishme me një pe’ dhe një gjilpërë e ndoqinga pas, por edhe ajo vetë e kultivoi me kalimin e viteve.

Sot punon në një sektor të privilegjuar të një prej firmave më të njohura luksoze në botë, “Gucci”.

Por asgjë nuk ka qenë e thjeshtë për Enelën,e cila la Shqipërinë për të krijuar familje me njeriun e zemrës në vendin fqinj, duke lënë pas prindërit, njerëzit më të shtrenjtë të jetës së saj.

Sot jeton në Bareggio (Milano) me familjen e saj.Është nënë e dy vajzave Edrien (18 vjeçe) dhe Emily (11).

Kam ardhur në Itali në moshën 23-24 vjeçe.Këtu kam punuar 15 vjet në një laborator ku prodhohen veshje për brande si LouisVuitton, Gucci,Dior, YvesSaintLaurent. Falë këtyre viteve e kësaj eksperience jamkëtu sot”, tregon Enela për “Dita”.

Aktualisht ështëprofesioniste e kualifikuar në sektorin celebrity të brandit “Gucci”.

Tiranë- Milano

Si shumë shqiptarë të tjerë që kanë emigruar dhe janë përpjekur të krijojnë një profesion në vendin ku kanë vendosur të jetojnë, edhe Enela ka rrugën e saj…

Dita ime fillon në 05:30 të mëngjesit, me përgatitjen për në punë (për të cilën më nevojiten 1 orë e 30 minuta për të shkuar, dhe po aq për t’u kthyer, dhe si çdo nënë, grua, profesioniste pothuaj çdo minutë është e organizuar në mënyrë të detajuar sepse për shkak të kohës më duhet të kem gjithnjë në kontroll çdo sekondë”, na tregon Enela për ritmin e saj të momentit.

Teksa kthehet pas në kujtime na tregon punët e saj të para.

Puna ime e parëishte në Tiranë në një rrobaqepësi ku thjesht rastësisht më bëri të futem shumë më thellë në këtë profesion, ndërsa puna e parë në Milano ishte si babysitter dhe pastruese në një familje”.

Puna e saj pranë “Gucci” ka nisur rastësisht.

Mbas kryerjes së një shkolle ‘di alta moda’për modeliste fillova të punoj gjithnjë e më shumë në këtë fushë. Kam punuar për 15 vjet në një laborator ku realizoheshin veshje për brandet më të mëdha tëmodës, si LouisVuitton, Gucci,Dior, YvesSaintLaurent. Aktualisht jamprofesioniste e kualifikuar në sektorin ‘celebrity’të branditGucci”.

-Po çfarë do të thotë të punosh në këtë sektor, për të!

Në sektorin ‘celebrity’ të branditGucci në Milano jemi11 vetë, të punosh këtu do të thotë privilegj sepse çdo ditë mëson dhe rritesh nga ana profesionale, do të thotë sakrificë dhe përgjegjësi sepse çdo ditë duhet të japësh më të mirën për të qenë në lartësinëe produktit që realizon, sadisfaksion sepse edhe puna në skuadër dhe individuale të rrit e merr dhe jep vlera si nga ana personale dhe profesionale”.

-Kurioz jemi për klientët që vishen nga ky sektor?

Klientët që vishen nga ky sektor janë celebritysi shumë aktorë, këngëtarë, artistë dhe klientelë e shtresës më të lartë ekonomike. Janë veshjeekskluzivetë ideuar dhe realizuaraposaçërisht në masë për çdo klientë”.

Kjo konsiderohet një arritje e rëndësishme për Enelën, pasi pas saj renditen gjithë sakrificat që ka bërë për të fituar këtë vend pune.

Të punosh për këto nivele do të thotë shumë disiplinë, durim i madh, do të thotë të punosh shumë me veten në të gjitha nivelet.

Rrugëtimi im për të arritur të futem në këtë grup nuk ka qenë aspak i lehtë mund të them që ka qenë një sfidë e vërtetë që edhe pse e kisha ëndërruar që në ditët e para të ardhjes time në Milano, nuk mendoja që do t’ia arrija sepse më dukej e vështirë të bëhesha pjesë e një grupi të tillë,pasinuk mendoja se isha në lartësinë e duhur”, shprehet Kondaj, e cila duket se i ka kaluar edhe pritshmëritë që ka patur ndaj vetes.

Kostot

Dhe kur arrijmë te kostot e veshjeve shifrat janë marramendëse.

Veshjet të cilat realizohenkanë një kosto që fillon nga 25-30 mijë euro dhe deri në veshje që shumë herë e tejkalojnë shifrën e 100-150 mijë euro.Kam arritur të realizoj një fustan në velvet dhe i qëndisur i gjithi me kristale, i cilikishte një kosto që tejkalonte 85.000 euro.

“Të punosh në këtë sektor është e bukur, plot kënaqësi dhe sigurisht mbas kësaj qëndron pasioni, vullneti, disiplina, sakrificat, puna e vazhdueshme me veten për të dhënë më të mirën e për t’u rritur gjithnjë e më shumë si njeri dhe si profesioniste.

Kam mësuar shumë nga kjo punë dhe mendoj që çdo ditë kemi për të mësuaredhe pse nuk ndihem mjaft, kam mësuar të shijojdhe vlerësojçdo ditë punën time. Pasioni që i kushtoj më ka bërë të mos dorëzohem kurrë dhe të provoj e punoj deri sa të arrij rezultatin e duhur. Qëllimi im për të ardhmen është të arrij të krijoj firmën time.Kjo është ëndrra ime.”

Kjo ishte historia e Enelës, që emigracioni e bëri punojë në një nga laboratorët më të rëndësishëm të fushës së modës në botë. Shpesh, largimi nga Shqipëria ka bërë që shumë njerëz të kenë dyer dhe mundësi të hapura, e për rrjedhojë të bëjnë karrierë por edhe të kualifikohen në punëra të rëndësishme,ku në vendin e tyre vështirë se do t’i arrinin.