Albania

Sadi Bexheti: Do të jem befasia e zgjedhjeve dhe do ta fitojë Tetovën

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti ka thënë se e ka përvojën, vizionin dhe projektin për një Tetovë të zhvilluar. E ka dëshirën, guximin, përkushtimin dhe dijen për ta jetësuar programin e tij gjithëpërfshirës për një Tetovë ashtu sikurse e duam të gjithë.

Çka përfaqëson Tetova nga këndvështrimi juaj profesor Bexheti?

Sadi Bexheti: Tetova ka histori dhe traditë. Ajo përherë ka qenë qendër e rëndësishme politike, ekonomike, kulturore, arsimore dhe sportive. Me ndershmëri, sinqeritet dhe kompetencë do t’ia rikthej Tetovës rëndësinë dhe shkëlqimin në shoqërinë tonë. Do të punoj me përkushtim për një qytet më të mirë për ne dhe brezin e ri.Do t’i afrojmë njerëzit më të zotë, më të ditur, më të përkushtuar, të cilët e duan këtë qytet.Do të kemi qytet që frymon, që krijon shpresë, që hap mundësi të reja për jetë më të mirë, për vende të reja pune, zhvillim më të madh ekonomik, kulturor e arsimor.Tetova bëhet qytet më i mirë me vizion dhe projekte që kthehen në vepra konkrete. Prandaj ne e kemi përvojën, vizionin dhe projektin për një Tetovë të zhvilluar. E kemi dëshirën, guximin, përkushtimin dhe dijen për ta jetësuar programin tonë gjithëpërfshirës për një Tetovë ashtu sikurse e duam të gjithë.

Çka përmban programi juaj profesor Bexheti, çka do t’i ofroni elektoratit tetovar?

Sadi Bexheti: Programi ynë parasheh plotësimin e nevojave jetike për jetë normale dhe komode, si dhe për një mirëqenie më të mirë dhe të përhershme. Ky program parasheh: Furnizimin e komunës me ujë të pijshëm, të pandërprerë, të shëndetshëm nëpërmjet një rrjeti modern ujësjellësi dhe me rezervuarë plotësues për ujë të pijshëm. Qytet të pastër, që frymon lirshëm. Me parkingje në çdo hyrje të qytetit, të cilët i japin fund akthit urban. Themelim të ndërmarrjes për menaxhim me biçikletat, që do të mundësojë lëvizje të lirë dhe ekologjike falë një qiraje simbolike. Rregullim të kaosit në trafik falë planifikimit dhe menaxhimit të detajuar. Sistem të ri dhe të lirë të transportit publik, falas për pensionistët dhe rastet sociale. Ndërtim të strehës për qentë endacakë. Gazifikim dhe kanalizim për gjithë qytetin.

Sa mund të presim gjëra inovative për çka tjetër do angazhoheni nëse fitoni?

Sadi Bexheti: Do të angazhohemi me gjithë qenien, për: Decentralizim të plotë të arsimit. Përzgjedhje të meritorëve në drejtimin e institucioneve arsimore. Rritjen e cilësisë së arsimit fillor dhe të mesëm. Ndërtimin dhe meremetimin e shkollave, objekteve përcjellëse. Ndërtimin nëpër lagje të çerdheve moderne, komode dhe me kosto simbolike.

Si do ta jetësoni vizionin tuaj profesor Bexheti?

Sadi Bexheti: Vizioni ynë për zhvillim ekonomik lokal do të jetësohet: Me plane të mirë menduara zhvillimore për bizneset e vogla dhe të mesme, që mundësojnë hapje të vendeve të reja të punës dhe krijim perspektivash të shumta ekonomike. Krijim të qendrave grumbulluese për produktet cilësore vendore, me të cilët ka qenë e njohur Tetova dhe rrethina e saj.Sigurimin e eksportit të prodhimeve vendore nëpër vende të caktuara. Hapje të tregjeve të gjelbra në disa vende.

Si mund të ndryshojë sipas jush Tetova?
Sadi Bexheti: Tetova do të bëhet qytet i këndshëm për të jetuar vetëm duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, nëpërmjet: -Qasjes së përhershme në institucionet publike. -Programeve që i kemi për integrim, socializim dhe solidaritet. -Me subvencione për njerëzit nën përkujdesje. Me guxim, përkushtim, sinqeritet dhe ndershmëri do të punojmë me transparencë dhe llogaridhënie për Tetovën tonë që e duan më të bukur, më të pastër, më të zhvilluar dhe më të organizuar. Do të publikojmë çdo detaj për harxhimin e fondeve publike. Do t’i rishikojmë kontratat e komunës me EVN. Do ta luftojmë korrupsionin që e gërryen shoqërinë tonë dhe e pengon zhvillimin e saj. Do t’i përkrahim shoqërinë civile. Do të krijojmë rrjete bashkëpunimi me komunitete të ndryshme. Do të mbështesim projektet kulturore dhe rinore. Do të jemi hisedarë në mjetet e grumbulluara nga decentralizimi fiskal. Do të investojmë në projekte funksionale dhe afatgjata. Do ta stimulojmë partneritetin publiko – privat dhe dhënien e kredive jo ekonomike.

Mesazhi juaj për votuesit tuaj?
Sadi Bexheti: Betohemi se do ta nxjerrim Tetovën nga kaosi; se do të krijojmë rend që na nxjerr nga ankthi urban. Se ne e duam këtë qytet. E kemi motivin dhe dëshirën për ta bërë më të mirë për qytetarët e saj. E kemi kodin moral që këtë qytet ta bëjmë siç e kemi dashur, siç e duam dhe siç do ta duam përgjithmonë. Do ta ngjallin shpresën dhe do ta rikthejmë motivin për të mirën e përbashkët në Tetovën tonë.

Intervistoi: Besarta Ramadani

Football news:

Joaquin is the first player in the XXI century to make an assist in La Liga at the age of 40+ years
Do you remember what hell the fans made at the Euro finals? For this, England will play without spectators
Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes