Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Sela: Qoftë i fundit ky nëntor i mbushur plot me dhimbje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar shqiptarët për 28 nëntorin, ditën e flamurit.

Sela në telegram urimin e tij ka dëshiruar që ky nëntor i mbushur plot me dhimbje, lot, trishtim e pikëllim të jetë i fundit për shqiptarët.

Të gjejmë forcën që së bashku të nxjerrim mësim, të reflektojmë dhe të ringrihemi për tu bërë më të fortë se kurrë. Të kujtojmë të kaluarën e lavdishme, të mbrojmë dhe të punojmë për të ardhmen. Të ruajmë ndjenjën e përgjegjësisë duke hapëruar drejt sfidave të reja, që të shohim veten tonë më të ndritur, më të ngritur, më të lirë e të barabartë.

Gëzuar dhe për shumë mot festa e Flamurit, ka shkruar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.