Albania

Serwer: Vuçiç synon veriun e Kosovës, është ulur përballë Rusisë dhe Kinës

Profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer vlerësoi se pajtimi i Kosovës me Serbinë duhet të ndodhë mes dy vendeve sovrane.

Ai tha për N1 se presidenti serb po synon veriun e Kosovës, duke thënë se ai mund të merret vetëm me menaxhimin e popullatës serbe atje.

“Kosova është sovrane dhe e pavarur dhe unë nuk mendoj se dikush në Beograd as e imagjinon që Beogradi do taë menaxhojë një shumicë prej 95% të popullsisë së Kosovës, ata thjesht po merren me menaxhimin e popullatës serbe në Kosovë dhe nuk ka dyshim se Vuçiqi do të ishte i lumtur që ta merrte veriun”, tha Serwer.

Megjithatë, eksperti amerikan shtoi se shumica e qytetarëve nuk do të ishin të kënaqur me këtë zgjidhje dhe se sipas tij është më mirë që pajtimi të mos bëhet përmes ndarjeve, por përmes marrëdhënieve midis dy vendeve sovrane ku popullsia serbe në Kosovë do të ishte e mbrojtur.

Kur u pyet se çfarë donte të thoshte kur shkroi në një nga veprat e tij se “Serbia është e humbur tani për tani”, Serwer tha se mesazhi i tij ishte për “kolegët në Washington”, lidhur me faktin se nuk ka media të lirë ose gjyqësor të pavarur në Serbi, se ekziston një opozitë demokratike liberale, por e përbërë kryesisht nga nacionalistë.

“Ka shumë demokratë liberalë në Serbi, por ata nuk kanë zhvilluar disiplinë partiake që duhet të përbëjë kërcënim serioz për Vuçiqin në zgjedhje. Kështu që mesazhi im i drejtohet Washingtonit dhe Brukselit që ata të zgjohen dhe të kuptojnë se shpresat që kishim”, tha Serwer.

o.j/dita

Football news:

Lautaro has extended his contract with Inter until June 2026. There are no compensation now
Pochettino on Messi: Guardiola said he can play in any position. He has an exceptional ability to be anywhere on the pitch
Xavi wants Barcelona to sign a fast defender. Cunde from Seville is an ideal option
The owner of Sparta is close to acquiring a 27% stake in West Ham. Later, he will be able to completely buy out the club
Mauricio Pochettino: Messi is the best player in the world with an exceptional understanding of the game
Xavi has been seen as Barca's coach for a long time. He was almost appointed in the winter of 2020
Several Premier League clubs want to sign Hazard in the winter