Albania

SHBA do të rihapë kufijtë me Meksikën dhe Kanadanë për udhëtarët e vaksinuar plotësisht

Nga muaji nëntor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do rihapin kufijtë Meksikën dhe Kanadanë për të gjithë udhëtarët e vaksinuar plotësisht

Departamenti i Sigurisë Kombëtare bëri me dije se do lejohen vetëm udhëtimet përmes trageteve dhe ato tokësore.

Ndërkohë që nga 1 janari 2022, do kërkohet certifikata e vaksinimit për çdo udhëtar.

Kufijtë e SHBA-së me Meksikën dhe Kanadanë janë të mbyllur që prej marsit të viti 2020 për shkak të pandemisë së COVID.

Në një deklaratë, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha se ishte i kënaqur që departamenti po ndërmerr hapa për të rifilluar udhëtimet e rregullta.

Javën e kaluar Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se të gjithë vizitorët duhet të jenë të vaksinuar me vaksinat e miratuara ose të njohura për përdorim urgjent nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Aktualisht, vaksinat Johnson & Johnson, Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë miratuar në SHBA.

j.l./ dita

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions