Albania

SHBA – EIA: Faturat e ngrohjes së shtëpive priten më të larta këtë dimër

NJU-JORK, 13 tetor /ATSH/ – Konsumatorët amerikanë do të shpenzojnë më shumë për të ngrohur shtëpitë e tyre këtë dimër (tetor -mars), sesa vitin e kaluar, për shkak të çmimeve më të larta të mallrave të energjisë, parashikoi sot Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA), sipas CNN.

“Familjet që përdorin propan dhe naftë për ngrohje ka të ngjarë të shpenzojnë shumë më tepër se vitin e kaluar”, tha EIA.

Vitin e kaluar, shumë çmime të energjisë arritën në nivelet më të ulëta shumëvjeçare për shkak të shkatërrimit të kërkesës nga pandemia e COVID-19.

Çmimi me shumicë i gazit natyror, karburanti më i përdorur për ngrohje në SHBA, ishte mesatarisht vetëm 2,11 dollarë për mijë metra kub në vitin 2020, më i ulëti në 25 vjet.

“Arsyeja kryesore pse çmimet me shumicë të gazit natyror, naftës bruto dhe produkteve të naftës janë rritur është se kërkesa për karburant është rritur nga nivelet më të ulëta të fundit më shpejt se furnizimi, pjesërisht për shkak të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë”, shpjegoi EIA.

Në varësi të vendit ku jetojnë, EIA tha se kostot shtëpiake të banorëve do të rriten në rreth 11-14 dollarë për mijë metër kub për gazin natyror, rreth 2,50-3,50 dollarë për gallon për propanin dhe pothuajse  3,50 për gallon për naftën për ngrohje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Real Madrid is ready to pay Pogba 14 million euros a year, Manchester United - 20 million. The midfielder can leave the English club in the summer for free
Pochettino on 2:1 with Angers: Mbappe decides the outcome when PSG needs it
And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing