Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

SHBA – FMN: G20 të përshpejtojë ndihmën për ristrukturimin e borxhit të vendeve të varfra

UASHINGTON, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, i kërkoi sot G20-ës të përshpejtojë zbatimin e kornizës së përbashkët për ristrukturimin e borxhit të vendeve më të varfra.

“Ne duhet të përshpejtojmë zbatimin e kornizës së përbashkët të G20-ës”, tha Georgieva, në një postim në blog, përpara takimit të G20-s gjatë fundjavës në Romë.

“Angazhimi i hershëm me të gjithë kreditorët, përfshirë sektorin privat, si edhe koha më e shpejtë për shlyerjen e borxhit, do të bëjë ndryshim në rolin dhe atraktivitetin e kornizës së përbashkët”, shtoi kreu ekzekutiv i FMN-së.

Në fillim të pandemisë, vendet e pasura të G20-ës u kishin ofruar vendeve të varfra një moratorium për pagesat e shërbimit të borxhit deri në fund të vitit, përpara se ta zgjasnin atë deri në fund të vitit 2021.

Paralelisht me këtë iniciativë për pezullimin e shërbimit të borxhit (ISSD), ata kishin krijuar, në nëntor 2020, një “kornizë të përbashkët” për të ristrukturuar apo edhe anuluar borxhin e vendeve që do ta kërkonin atë.

Por, tani për tani, kreditorët privatë, veçanërisht kinezët, po frenojnë zbatimin e tij./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.