UASHINGTON, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Çmimet e naftës u rritën sot, duke rikthyer një pjesë të humbjeve të së enjtes, mes pritshmërive se ngushtimi në tregjet globale të naftës ka të ngjarë të vazhdojë.

Kontratat e pritshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 42 cent ose me 0,5 për qind, në 85,03 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e pritshme të naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (WTI) u rritën me 34 cent ose 0,4 për qind, në 82,84 dollarë.

Ndërsa çmimet më të dobëta të gazit natyror dhe qymyrit hoqën një pjesë të mbështetjes për tregun e naftës, shtrëngimi në tregun e naftës vazhdon mes inventareve më të ulëta.

Një analizë e Bloomberg shpjegon se rezervat në Cushing, Oklahoma, qendra e magazinimit të naftës bruto, më e madhja në SHBA, po i afrohen shpejt niveleve kritike të ulëta, të cilat mund të çojnë çmimet e naftës së papërpunuar mbi nivelet aktuale shumëvjeçare./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.