Albania

Shefi i kompanisë Pfizer në Shqipëri, Rama: Angazhim të palëkundur në sigurimin e vaksinës. Albert Bourla: Kryeministri më erdhi me plan të qartë

Drejtori Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, është sot i pranishëm në Shqipëri, ku i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, zhvilloi një vizitë për të parë kushtet në të cilat ruhen vaksinat Pfizer në vendin tonë e po ashtu edhe qendrat e vaksinimit.

Nga ‘Air Albania’, një nga qendrat e vaksinimit masiv në vend, Rama falënderoi Bourla për ndihmën, ndërsa tha se ai i hapi derën Shqipërisë në momentin më të vështirë, kur vendi ishte ‘mbërthyer’ nga frika e COVID.

“Sot është një ditë e veçantë për procesin e vaksinimit sepse kemi nderin të mirëpresim shefin e madh të Pfizer i cili mund ta them me shumë nderim që është bërë një mik i Shqipërisë, na hapi derën në momentin më të vështirë kur shkuam në Nju Jork për të trokitur në derën e Pfizer kur nuk kishim asgjë të qartë pasi vendet e Rajonit nuk u përfshinë në skemën e parë të shpërndarjes së vaksinave. Falë angazhimit të tij ne i morëm vaksinat më parë se sa të tjerë dhe dua t’i shpreh mirënjohje pa fund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Pfizer u shpreh se gjatë takimit në Nju Jork me Ramën, kryeministri i kishte prezantuar planin si do të kryheshin vaksinat, duke e bindur atë që t’i jepte dozat e para Shqipërisë për të nisur luftën ndaj COVID.

“Dua të falënderoj kryeministrin për nderin që më bëri për të qenë këtu dhe ftesën në Shqipëri. Pata kënaqësinë ta takoja personalisht vitin e kaluar kur ai erdhi në Nju Jork për të diskutuar për vaksina për vendin e tij. Unë u impresionova pasi ishin kohë të vështira ku askush nuk udhëtonte dhe bisedimet bëheshin me video-telefonata, por ai tha se do vinte të më takonte personalisht. Ishte e qartë se ai interesohej për popullin e tij, por edhe se kishte një plan si do të bëheshin vaksinat dhe për mua ishte e rëndësishme të dija se vaksinat që do dërgoheshin në Shqipëri do përdoreshin për qytetarët dhe isha i lumtur të ndihmoja.

Në dhjetor të 2020, kryeministri Edi Rama shkoi personalisht në zyrat e Pfizer, ku zhvilloi takime duke siguruar doza të vaksinës së COVID, në një kohë kur vendi, njësoj si dhe vendet e tjera të Rajonit, u la jashtë skemës së parë të BE për shpërndarjen e vaksinave.

Kujtojmë se akti normativ i votuar javën e kaluar në Kuvend i hapi rrugë sigurimit brenda 3 muajsh të 500 mijë vaksinave Pfizer, ku seria e parë vjen brenda këtij muaji.

o.j/dita

Football news:

Joaquin is the first player in the XXI century to make an assist in La Liga at the age of 40+ years
Do you remember what hell the fans made at the Euro finals? For this, England will play without spectators
Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes