ROMË, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Pesëdhjetë për qind e çrregullimeve mendore zhvillohen para moshës 15 vjeç dhe më të shpeshtat në moshat e reja janë depresioni dhe ankthi.

Këto gjendje shëndetësore shoqërohet shpesh me mungesën e një vlerësimi diagnostik, vështirësi në marrjen e përgjegjësisë në shërbime, mungesë të një databaze kombëtare dhe një shkallë të lartë të shpërndarjes së pacientëve.

Të dhënat nga “Indeksi i Shëndetit Mendor” për gjendjen e shëndetit mendor në Evropë, të prezantuara në Bruksel nga The European House Ambrosetti, tregojnë se dy në tre adoleshentë ose fëmijë janë në rrezik për depresion për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19.

Pandemia ishte edhe një periudhë që pa një përdorim të gjerë të medieve sociale nga adoleshentët.

Sipas filozofes Maura Gancitano, “ato janë vende virtuale të dëmshme për shëndetin mendor dhe terreni i shumë dinamikave toksike”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.