Albania

SHËNIM: Individi primitiv me të cilin secili prej nesh ka mundësi të përballet përditë e kudo dhe të lebetitet nga harbutëria që e karakterizon!

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Një prej dukurive më bezdisëse në vendin tonë, vitet e fundit, është shpërfytyrimi që i ka ndodhur njeriut. Janë shtuar dukshëm disa krijesa të gatshme të përfitojnë nga gjithçka. Varfëria, pasiguria e sistemi i ri ekonomik i perceptuar së prapthi kanë rezultuar në krijimin e një qënieje pa vlera, pa besime, pa edukatë dhe mbi të gjitha të pamoralshme.

Një individ primitiv me të cilin secili prej nesh ka mundësi të përballet  përditë e kudo dhe të lebetitet nga mungesa e theksuar e normave njerëzore dhe harbutëria që e karakterizon.

Shumë shpesh është në petkun e politikanit maskara që gënjen, mashtron, e shpik për të mbrojtur pozicionin e të paprekshmit, se largimi a dorëheqja mund të nënkuptojë tjetër fund.

Jo më rrallë e gjen në drejtësibërësit dhe drejtësiruajtësit tanë (vite e vite nuk mjaftuan për t’i ‘situr’ të gjithë faqezinjtë jashtë sistemit). E nuk merret vesh nëse e pamjaftueshme është koha, metoda e pastrimit, apo potencialet zëvendësuese të pakorruptuara.

Nuk mungojnë as në mesin e bluzave të bardha, me betimin e Hipokratit dhe cilësimin si profesion human mbi supe, përfituesit par excellence. Fatkeqësisht, disa syresh nuk nguruan që edhe frikën dhe injorancën njerezore përballë pandemisë së Covid-19 ta shfrytëzojnë pamëshirshëm.

Prepotenca e gërshetuar me përtesë fjalamane për të përmbushur detyrat e veta duket se është kriter bazë për pranim e rritje hierarkike në shumicën dërrmuese të zyrave të administratës. Aq sa ata që nuk e përqafojnë mediokritetin duket se nuk mund të kenë vend në zyrat kundërmuese që të bëjnë të dyshosh se funksionojnë si strehë patronazhistësh dhe jo si ambiente në shërbim të qytetarit.

Por të gjitha këto, të padashura dhe të pamerituara nga ne si janë, do ishin më pak shqetësuese nëse mësueset nuk do rriheshin për “vendin te lokali”. Do shiheshin si fenomene tranzitore të së shkuarës që dhunojnë të tashmen, por nuk hedhin dot hije mbi të ardhmen, nëse dy edukuese brezash nuk do thërrisnin “të fortët përkatës” për të zgjidhur një zënkë më se ordinere.

Do ishin më pak trazuese, nëse nuk do shkreheshin armët – fatmirësisht në ajër – pranë një shkolle të mesme në mes të kryeqytetit e në mes të ditës, duke terrorizuar të madh e të vogël.

E vështirë padyshim, por shqiptarët dinë ta mbyllin njërin sy e të gjejnë një gjuhë komunikimi me punonjësit e rëndomtë të administratës. E rëndë, por kanë mësuar të kërkojnë të drejtën e vet, kur ka qenë e nevojshme, edhe me kamera të fshehta e gazetarë. Kanë mësuar edhe t’i marrin më pak seriozisht fjalët e politikanëve të babëzitur. Nëse duhej, kanë pranuar edhe të përpëliten nën kredi për të shpëtuar jetën.

Por si mund t’ia shpjegosh shqiptarëve se dy mësuese që presupozohet të kenë kualifikimet e nevojshme për të qënë pjesë e stafit mësimor në një prej gjimnazeve të Tiranës mund të kenë mosmarrëveshje e të konfliktohen, jo për orë mësimi, klasa, apo si t’i mësojnë më mirë historinë e gjuhën, si lëndët përkatëse, nxënësve të vet, por për një vend – besoj llozhë – lokali?

Si mund të justifikohet para prindërve shembulli që këto dy zonja me banda përkrahëse japin? Kush mban përgjegjësi për promovimin e kësaj kategorie edhe në mesin e atyre që i besojmë edukimin e fëmijëve?

Harbutëria, mungesa e parimeve dhe agresiviteti pamoral, fatkeqësisht, po bëhen të zakonshëm në shoqërinë tonë, por, në emër të së ardhmes, të paktën shkolla mund të mbrohet që të mos kthehet në çerdhe të padenjësh.

Football news:

Adeyemi's father and agent held talks with Bavaria. The 19-year-old forward of Salzburg is estimated at 30-40 million euros
Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova
Mourinho drank whiskey with McGregor in Rome and presented him with a Roma T-shirt with the 10th number. Conor called the coach a legend