Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Sherri me karrige dhe armë mes mësueseve, jep dorëheqjen drejtoresha e gjimnazit “Çajupi”

Jep dorëheqjen nga detyra drejtoresha e gjimnazit “Çajupi” në Tiranë, Vojsava Kumbulla.

Shkak është sherri mes dy mësueseve të gjimnazit me karrige në 11 Tetor, ndërsa njëri nga familjarët qëlloi me armë zjarri në ajër.

Dy mësueset të pezulluara, po hetohen në gjendje të lirë. Për ngjarjen është arrestuar një person.

“Pse më bëni shenja pas krahëve të mi”, ishte motivi i sherrit banal mes mësueseve të shkollës “Andon Zako Çajupi” asaj të Letërsisë Elida Qenami 46 vjeç dhe të Historisë Domenika Toptani 53 vjeç.

Në dëshminë e saj, mësuesja Elida Qenami deklaronte se gjithçka nisi një javë para sherrit në ambientet e shkollës kur e ka ndaluar Domenika, e cila i ka kërkuar llogari se “përse e shajnë pas krahëve”.

Injorimi nga ana e mësueses së Letërsisë ka bërë që ajo e Historisë të acarohet dhe t’i kthehet me ofendime, madje duke hyrë në detaje personale si divorci.

Situata agravoi dhe dy mësueset që nisën sherrin futën në lojë të afërmit duke marrë përforcime.

Përplasja përfundoi në përdorimin e karrigeve e deri tek të shtënat me armë në një lokal pranë shkollës.

j.l./ dita