Albania

Shifra më e lartë deri tani! OSHEE blen energji për të siguruar furnizimin

OSHEE ka zhvilluar sot një ankand për të blerë 44.400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor.

Ankandi u mbyll në orën 15:00 dhe OSHEE ka arritur të blejë vetëm 19.400 megavat/orë me çmim mesatar 255.79 euro.

Ankandi është zhvilluar në tre faza, ku në të parë kanë marrë pjesë 10 kompani, të cilat kanë ofruar çmime deri në 300 euro për megavat orë.

Kjo shifër është më e larta e regjistruar ndonjëherë dhe tejkalon edhe blerjen e energjisë në ankandin e fundit, ku çmimi mesatar arriti në 233 euro për megavat në ore.

“Ky ankand është hapur për datat 13-17 tetor për 44400 megavat në orë. Fillimisht bëhet një kërkesë në KESH dhe i kërkohet sasia totale të cilën do e mbulojë KESH për klientët fundor, më pas bëhet një përllogaritje e sasisë IPP, që e bën Furnizuesi i Tregut të Lirë, pasi grumbullohet kjo sasi del një shifër, e cila duhet blerë në treg. Janë tre faza për blerjen e energjisë, bëhet kjo faza e parë ku listohen kompanitë sa ofrojnë, pas një ore është faza e dytë, dhe më pas është faza e tretë dhe në fund të fazës platforma vendos një shirit të kuq dhe bën listimin e kompanive në bazë të çmimit të ofruar”, ka sqaruar Erina Rexhepi, Administratore e Furnizuesit të Tregut të Lirë.

Për shkak se me këtë ankand nuk është arritur të sigurohet e gjithë sasia e nevojshme e energjisë elektrike, OSHEE hapi procedurën e radhës në orën 16:00.

Ndërkohë në ankandin e mëparshëm të këtij muaji për datat 4-10 tetor OSHEE importoi energji elektrike në vlerën e 13 mln eurove.

OSHEE nga janari deri javën e parë të tetorit ka importuar nga jashtë 666 mijë megavat me një çmim mesatar 150 euro për megavat, dhe në total vlera e importit ka arritur në mbi 99 milionë euro. Në fillim të këtij viti si pasojë e situatës të prodhimit çmimi për megavat në import luhatej mes vlerës 50-60 euro.

Kjo blerje e energjisë bëhet për të mbuluar nevojat me energji në të gjithë vendin, në një kohë kur rezervat tona hidrike nuk e mbulojnë dot të gjithë energjinë që harxhohet në vend. Ky ankand vjen në një kohë kur e gjithë bota ndodhet në një krizë energjetike, ndërsa 2 ditë më parë kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen emergjente të energjisë, ku paraqiti edhe një plan më 3 pika për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Qeveria ‘Rama 3’ ka vënë në dispozicion një fond prej 200 mln euro për blerjen e energjisë dhe që kjo të mos ndikojë në rritjen e çmimit për familjet dhe biznesin e vogël.

Gjithashtu qeveria vendosi të pezullohen të gjitha planet e investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

j.l./ dita

Football news:

Lester Duck's striker played in the African wilderness 5 years ago. He was found by a Zambian Galician (half Russian!), Who sold Lunga to the Urals
Ronald Koeman: It is not normal to demand from Barca to reach the 1/4, 1/2 or the Champions League final. There are clubs with 23 players from the national teams
Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi