Albania

Shiste medikamente kontrabandë, në pranga një tjetër shtetas

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Në vijim të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 6 shtetas, Policia e Tiranës vuri sot në pranga një tjetër shtetas që shiste medikamente të dyshuara kontrabandë.

Në vijim të hetimeve të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Policia po vijon punën për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”. /m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

The grandstand collapsed under Vitesse's fans: they celebrated a guest victory with the players and flew down
Mourinho on Juve - Roma: Some have won 9 out of 10 championships, the second - 0 out of 10. But during the game you can forget about it
Gary Neville: Conte is a great coach, but Manchester United is not suitable
Rice is Man City's priority target. The West Ham midfielder is seen as a replacement for Fernandinho
Salernitana fired Castori and appointed Colantuono as coach. She is the 20th after 8 rounds of Serie A
Do you remember how Mourinho trolled Juve fans, put his palm to his ear? He's in Turin for the first time since
The Tottenham and Newcastle game was Interrupted due to a fan's health problems. A defibrillator was needed