Albania

Shkarkimi i Nokës/ Basha: S’mbetemi peng i interesave personale. Bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, një pjesë e kemi pastruar, por një pjesë kanë mbetur

Teksa dje i ka komunikuar shkarkimin nga posti i zv. kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Lulzim Basha sot kishte disa akuza shumë të forta për deputetin Flamur Noka, i cili është pjesë e grupit të Berishës.

Basha tha se nuk mundet PD që ka armik Ramën të përbaltet nga sajesa, shpifje dhe devijime. Sipas tij këto janë axhenda personale që duan ta kthejnë PD-në në një bunker.

“Nokës i kam komunikuar shkarkimin, nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar, nuk mundet PD që ka kundërshtar dhe armik Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa dhe shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore që është lufta ndaj regjimit. Ne kemi lançuar aksione të shumta për të zhbërë regjimin Rama-Doshi dhe s’mund të mbetemi peng i interesave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në bunker”, tha Basha.

Sipas kryetarit të opozitës, PD nuk do të mbetet peng i interesave personale. Basha tha se llumi i PD e dinë shumë mirë kush janë dhe çfarë pazaresh bëjnë me Ramën.

“Fraza të dala indirekte si “llumi i PD-së” nga këto shkallë të PD ,i shërbejnë Edi Ramës dhe bëhen për të demoralizuar demokratët. Në datën 9 shtator kam marrë një vendim për të shmangur çdo mundësi përçarje që i shërben Edi Rama. Në 30 vjet ndërrohen qeveritë dhe këta vetëm pasurohen. Beteja ime dhe e PD-së është me ta dhe kërkohet fokus, vëmendje dhe guxim. A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar, një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë të shantazhueshëm nga Edi Rama dhe janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës. Këto para të vëna me praktika korruptive gjatë kohës që qeverisnim ne, i përdorin për të shantazhuar demokratët. Bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, një pjesë e kemi pastruar por dhe një pjesë kanë mbetur, demokratët e dinë kush janë. Nuk do lejoj që askush t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”, tha më tej Basha.

Këto deklarata ai i bëri pas një takimin me ministren britanike për Europën, Wendy Morton.

“Takimi për Europën të Britanisë ishte një mundësi e dyfishtë, tregon interesin e lartë të Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërisë dhe së dyti për çështjet e demokracisë, vjedhjes së zgjedhjeve, lirisë së mediave, luftës kundër krimit dhe sigurisht për marrëdhëniet mes 2 vendeve tona. Qeveria britanike dhe PD ndajnë një prioritet absolut, prerjen e lidhjes së politikës me krimin. Partia Konservatore Britanike dhe PD kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi”, tha Kreu i PD në lidhje me këtë takim.

o.j/dita

Football news:

Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova
Mourinho drank whiskey with McGregor in Rome and presented him with a Roma T-shirt with the 10th number. Conor called the coach a legend
Mane scored the 100th goal in the Premier League. He is the third player in history to reach this mark without a penalty