Albania

Shkarkimi i Nokës, Kadilli: Dëshmi e re e kryetarokracisë. Vokshi: Bindja e verbër e çon PD në vdekje

TIRANË 12 tetor /ATSH-I.Vata/- Përfaqësuesi Iniciativa Demokratike – iDE Fatbardh Kadilli ka reaguar sot në lidhje me shkarkimin e deputetit të PD-së Flamur Noka nga Komisioni i Sigurisë duke i konsideruar përplasjet me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim e PD-së

Në reagimin e  tij në emër Iniciativa Demokratike – iDE. Kadilli shprehet se shkarkimi i Noka wshtw një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve. Opozita zvogëlohet edhe me shumë nga përjashtimi. Një dëshmi e re e kryetarokracisë. Basha e emëroi Kryesinë e grupit dhe gati dy të tretat e Kryesisë si një kryetarokrat dhe e shkarkon po si kryetarokrat. Demokratët duhet të reagojnë kundër modelit jo rastit personal. Basha veproi si Kryetarokrat jo vetëm kur shkarkoi, por edhe kur emëroi.

“Përplasja me akuza të ndërsjellta me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim. Kë të besojnë demokratët? Ata meritojnë më shumë nga Kryetari dhe nga ish Kryetari. Kjo klimë përplasjesh dhe përjashtimesh tregon degradim. Idetë dhe propozimet e Manifestit “për një parti më e madhe se kryetari” janë përgjigjja për të dalë nga kjo gjendje si një parti e pastër, e hapur, e bashkuar, fituese”, shprehet ai.

Deputetja e PD-së Albana Voshi ka reaguar për situatën e krijuar në Partinë Demokratike duke deklaruar se liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjen, ndërsa memecëria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje

“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt”, shprehet ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Pogba on vegan cleats: It's bold and unique. I can't wait to go out on the field in them
Julian Nagelsmann: There is no compulsory vaccination either in Germany or in Bavaria. I am for vaccination
Sulscher on Ronaldo and Salah: I will be on Cristiano's side in any dispute. But now Mohamed is on fire
We have lost team football. We wanted to help Ronaldo succeed. Bonucci and Chiellini - about the disadvantages of playing with Cristiano
Ronaldinho: I didn't think Messi would end up at PSG. With such players, you can strive to win the Champions League
Bruno may miss the match with Liverpool due to injury
Arteta about bullying coaches and Bruce: People are already doubting whether they want to work like this. We have to think