Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë, 21 komuna në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë do të zhvillohet në 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Në Prishtinë gara do të zhvillohet mes Arben Vitisë, LVV dhe Përparim Ramës, LDK;

Në Gjakovë gara do të zhvillohet mes Ardian Gjinit AAK dhe Mimoza Kusari – Lila, LVV;

Në Drenas gara do të zhvillohet mes Ramiz Lladrovcit, PDK dhe Driton Ajazi, Demokratet për Drenasin;

Në Gjilan gara do të zhvillohet mes Alban Hysenit, LVV dhe Lutfi Haziri, LDK;

Në Fushë Kosovë gara do të zhvillohet mes Burim Berishës, LDK dhe Enver Bajqinca, LVV;

Ndërkohë, në 17 komuna, kandidatët kanë fituar votat e mjaftueshme për të udhëhequr komunën.

j.l./ dita