Albania

Shpallet fituesi për tunelin e Llogarasë, koncesioni 35-vjeçar fitohet nga turqit

1 muaj nga mbyllja e garës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kompaninë  fituese për koncesionin 35-vjeçar për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Do të jetë konsorciumi turk İNTEKAR YAPI LTD. ŞTİ, që do të kryejnë punimet për një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme në vend, ndërkohë që investimi kap vlerën e 17,036,526,000 lekëve.

Fondi limit i vënë në dispozicion ishte 18.96 mld lekë, ndërkohë që referuar dokumenteve të tenderit afati i zbatimit të kontratës do të jetë 37 muaj, çka do të thotë se nëse marrim parasysh edhe proceduart e lidhjes së kontartës apo pajisjen me lejet e nevojshme, kjo vepër nuk do të jetë gati në këto 4 vite.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synonte të shpallte fituesin që në shkurt të këtij viti, por gara e hapur në dhjetor të vitit të kaluar nuk u përmbyll me sukses, pasi 6 kompanitë pjesëmarrëse u skualifikuan.

Ndërkaq, gara për përzgjedhjen e kompanisë, u rihap në datën 30 qershor të këtij viti, si përpjekje e radhës, për të shpallur fituese një kompani, që plotësonte kriteret e vendosur në tender.

Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 6 km, ndërsa do të shkurtojë kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta.

Ai është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës Vlorë – Sarandë, ndërkohë që sipas projektit ai nis nga Ura e Shën Elizës dhe do e ketë daljen në Urën e Palasës, duke evituar tërësisht Qafën e Llogarasë./scan tv

o.j/dita

Football news:

Dybala's house was robbed in his absence. Thieves took out a collection of watches
The talent from the Netherlands just disappeared. He left Juventus on loan, asked for leave to return home - and disappeared
PSG offered Fati a salary of 15 million euros a year and a signing bonus of 30 million euros. They wanted to sign him to replace Mbappe
Beppe Marotta: Lukaku went to Chelsea to get twice as much. After selling him for 115 million, Inter signed Dzeko for free - there is no difference
Pogba on vegan cleats: It's bold and unique. I can't wait to go out on the field in them
Julian Nagelsmann: There is no compulsory vaccination either in Germany or in Bavaria. I am for vaccination
Sulscher on Ronaldo and Salah: I will be on Cristiano's side in any dispute. But now Mohamed is on fire