Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Shpërndanë para në zgjedhje, SPAK mbyll hetimet për 2 të pandehurit në Dibër

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë përfundoi hetimet paraprake për procedimin penal në ngarkim të të pandehurve D.Xh. dhe A.C., me banim në Dibër.

SPAK dërgoi në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve D.Xh. dhe A.C, me akuzat për veprat penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

D.XH dhe A.C u kapën me vlera monetare nga mbështetësit e PD më 22 prill, të cilët thirrën policinë.

“Nga veprimet hetimore të zhvilluara në kuadër të këtij procedimi penal janë mbledhur prova me anë të të cilave është provuar se i pandehuri D.Xh., në bashkëpunim me të pandehurin A.C., kanë shpërndarë në njësinë administrative Maqellarë shuma monetare tek persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrës së votimit të zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në datën 25.04.2021. Po kështu, nga hetimet është provuar se i pandehuri D.Xh., i cili ka ushtruar funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në bashkinë Bulqizë, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, gjatë orarit të punës është vënë në mbështetje të kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve zgjedhore”, bën të ditur SPAK. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.