Albania

Shpërndarja e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti/ SKEMA: Të parat familjet në nevojë, të tjerët me short publik. Katin dhe pozicionin e shtëpisë e vendosin goglat

Ndarja me short e shtëpive të rindërtuara ka qenë një vendim i papritur veçanërisht për familjet e dëmtuara që përfitojnë shtëpitë e reja.

“Familjet në nevojë dhe të moshuarit do të jenë përfituesit e privilegjuar që do të marrin të parët shtëpitë, ndërsa të tjerët, me short publik”, njoftoi zëvendës-Kryeministri, Arben Ahmetaj.

Por si do të hidhet shorti? Kush do të përfitojë? Sa garanci ka procedura e shortit?

Burime nga Qeveria sqarojnë për Dosja.al se shorti do të hidhet nga njësitë vendore të zonave të prekura nga tërmeti. Shtëpitë do të ndahen sipas përfituesve dhe pastaj do t’i nënshtrohen shortit. Për shembull, nëse ka 100 përfitues të shtëpive me 2 plus 1, ata do të grupohen më vete, ata me 1 plus 1 në një grup tjetër dhe kështu për të gjithë formatet.

Përfitues do të jenë të gjithë. Pra shorti nuk do të vendosë se kush do të strehohet, pasi të gjithë pjesëmarrësit do të marrin shtëpi. Shorti do të ndajë pozicionet e shtëpive. Tek grupi 2 plus 1 psh do të ndahen me short për të gjithë ata që janë përcaktuar për tu strehuar në 2 plus 1, por kati, pozicioni i shtëpisë etj. do të vendosen me short.

Garancia e shortit që është një tjetër pikë shqetësuese nuk do të jetë vetëm hedhja e tij në publik. Të gjithë përfituesit do ta zgjedhin vetë shtëpinë e tyre. Gjithë apartamentet apo shtëpitë do të vendosen në short me adresën dhe pozicionin e saktë dhe secili përfitues do të tërheqë goglën e tij. Kështu do ta zgjedhë vetë nëse shtëpia e tij do të shohë lindjen apo perëndimin, jugun apo veriun, do të jetë në katin e parë apo në të fundit etj.

Kjo mënyrë, e zgjedhur për të shmangur korrupsionin dhe pakënaqësitë, duket efikase për një ndarje të drejtë.

o.j/dita

Football news:

Mourinho on Newcastle: There has always been a connection between me and this city, but I am focused on Roma
Adeyemi's father and agent held talks with Bavaria. The 19-year-old forward of Salzburg is estimated at 30-40 million euros
Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova