Albania

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, ratifikohet marrëveshja e bashkëpunimit ndërkufitar

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Komisioni për Integrimin Evropian miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”.

Të ftuar në diskutimet e këtij projektligji ishin zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, dhe eksperti Sokol Dedja.

Programi i Bashkëpunimit Maqedoni e Veriut – Shqipëri ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik të zonave ndërkufitare dhe të rrisë bashkëpunimin midis të dyja vendeve, nëpërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta.

Ky program mbështet gjithashtu shkëmbimin e eksperiencës dhe njohurive midis përfituesve si dhe përmirësimin e politikave publike mes autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale në zonën e programit.

Gjatë fjalës së saj, zëvendësministrja u shpreh se nuk po financohet ndonjë projekt konkret por po krijohen premisa për financim në të ardhmen.

“Fondi prej 1 milionë e 530 mijë euro që është një grant i Bashkimit Evropian do të përdoret për të financuar projekte që do të identifikohen nga thirrja e tretë për projekt propozime, pasi nuk jemi ende në fazën e financimit të projekteve konkrete”, theksoi Fino./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time