Albania

Shqipëria do marrë edhe 700 milionë euro borxh, poeti ironizon në vargje: More po si ia bënte ajo diktatura e egër që e mbylli me zero lekë borxhe?

Në fund të muajit tetor Shqipëria do të marrë një borxh 500 deri në 700 mln euro në tregjet ndërkombëtare.

Emetimi i eurobondit vjen në një moment që vendi ka një nivel të lartë borxhi.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar niveli i borxhit publik pritet të arrijë në 80% gjatë këtij viti  duke rezultuar më i larti në rajon.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se  ky eurobond do të përdoret për të financuar shëndetësinë dhe infrastrukturën.

Ministrja hodhi poshtë akuzat se shqiptarët po varfërohen për shkak të rritjes së çmimeve.

Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare  për të marrë një borxh për të pestën herë.

Poeti Arben Duka i njohur për krahasimet në vargje mes socializmit të dikurshëm dhe rrëmujës së sotme, “përgjigjet” me vargje:

Unë jam një i vjedhur,
s’u them dot:”U lumtë!”,
atyre që grinë,
pasurinë e shumtë!.

Me kalem të dreqit,
fati na qe shkruar,
çfarë qe e të gjithëve,
u vol nga pak duar!.

Ishim barabar,
kur ishim në start,
por ca në finish,
patën “fat” të artë!.

Ca fare të paktë,
në zenith u ngritën,
gjer tullën e fundit,
vendit ja grabitën!

Dhe bënë pasuri,
super të mëdha,
e shtet i mavrisur,
kurrë s’ka para!.

Nuk di si do vinë,
ditë më të mira,
kur duhet të lajmë,
borxhe e kredira!

Diktaturë “e egër”,
çudi qe vërtet,
shkoni dhe e pysni
si bënte për lekë

Se në Nëntëdhjetën,
kur ju shua ylli,
asnjë qindarkë borxh,
epokën e mbylli!

Sot si duken bathët,
borxhe prapë do marrin,
brezat që do vijnë,
jashtë do kenë litarin!

n.s. / dita

Football news:

The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi
The head of the Italian Football Federation about Ronaldo in Juve: Good for our football, but for the club it was not a positive transfer
Samuel Umtiti: I love Barca, I want to succeed here. I can't imagine myself in another club
Jamie Carragher: Manchester United need a new coach. Sulscher will not win the Premier League or the Champions League, he is not at the level of Klopp, Tuchel or Pep