Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Shtabi i Enver Pajazitit: Për respekt ndaj kombit tonë të bashkojmë fitoren në rrethin dytë

Shkruan: Revide R. Murseli – përgjegjëse e shtabit të kandidatit për komunën e Bërvenicës z. Enver Pajaziti

Të nderuar banorë të komunës së Bërvenicës, të nderuar bashkëvendës nga Bërvenica deri në Gurgurnicë,
Jemi të lumtur nga një kampanjë positive në rrethin e parë të zgjedhjeve. Për këtë janë meritorë të gjithë garuesit për kryetar të komunës së Bërvenicës, të gjitha shtabet zgjedhore të të gjitha partive politike. Të gjithë i falënderojmë me respektin më të madh. Udhëheqja me komunën e Bërvenicës është sfidë, përgjegjësi, prandaj kemi edhe shumë punë për të bërë që të realizojmë projektet tona të përbashkëta për zhvillimin e vendbanimeve. Rritja e efikasitetit të administratës, shërbim 24 orë për të gjithë banorët, qasje me seriozitet ndaj problemeve të secilit dhe më e rëndësishmja bashkim forcash dhe idesh të secilit (të çdo partie politike, të çdo individi), për të bërë më të mirën për komunën tonë.
Banorët vendosën në rrethin e parë që kandidati i pavarur z. Enver Pajaziti të garojë në rrethin e dytë me kandidatin e partisë VMRO. Tashmë është e qartë se të gjithë së bashku do të angazhohemi për të faktorizuar votën shqiptare. Kështu ne respektohemi me njëri-tjetrin por edhe respektojmë votën e çdo banori të komunës së Bërvenicës.
Duke njohur vetëdijen e lartë kombëtare të banorëve të komunës së Bërvenicës si edhe të shtabeve të të gjitha partive politike, nuk dyshojmë aspak që të gjithë do të bashkohemi për të respektuar njëri-tjetrin.
Komuna është e të gjithëve. Dyert janë të hapura për çdo banorë, idetë janë të mirëseardhura, sepse e vetmja gjë që do të na bëjë të gjithëve fitimtarë është respekti kombëtar për njëri-tjetrin.
Me shumë respekt deri të shtabet e të gjitha partive politike shqiptare dhe te çdo banorë i komunës tonë në veçanti që pa dyshim edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të tregojnë maturi, vendosmëri, përkushtim dhe bashkim e respekt kombëtar.