Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Shtëpia e filmit të famshëm ‘I vetëm në shtëpi’, mund të bëhet e juaja për një natë vetëm për 25 dollarë

Këtë sezon festash, të apasionuarit e filmit, ‘I vetëm në Shtëpi’, do të kenë mundësi që të qëndrojnë një natë në shtëpinë ku u xhirua filmi.

Kjo u njoftua nga Airbnb, dhe çdokush do të ketë mundësinë, që të qëndrojë një natë në shtëpinë në të famshme në botë në Çikago, atë të Kevin McCallister.

Nga 12 dhjetori, mund të prenotosh në Arbnb, të kalosh një natë për një çmim qesharak, për vetëm 25 dollarë. Vetëm pak më shumë nga sa shpenzoi Kevin në dyqan për furnizime.

Buzz McCallister, vëllai i madh i Kevinit në film, do të mirëpres më 12 dhjetor personat që do ta marrin me qira shtëpinë.

o.j/dita