TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në njësitë e tregtimit ushqimor, në kuadër të sigurisë ushqimore.

Sipas AKU-së, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 111 kontrolle zyrtare dhe monitorime në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive stabiliment prodhim veze, stabiliment prodhim/ambalazhim pije alkolike, thertore, etj.

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 21 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe është vendosur 1 gjobë për shkelje në një subjekt të prodhimit dhe tregtimit të fidanëve”, bën të ditur AKU.

Po ashtu, janë asgjësuar 536 kg produkte ushqimore me origjinë shtazore dhe janë kthyer në vendin e origjinës 5330 kg nektarina.

Sipas AKU-së, inspektorët kanë marrë 3 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.