Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Situata e rënduar e reshjeve në vend/ Ahmetaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme, të angazhuar për menaxhimin e situatës

Nisur nga reshjet e shumta që kanë përfshirë vendin tonë orët e fundit,  Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u ka bërë apel qytetarëve të Vlorës dhe të gjithë të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës.

“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”- shkruan ai.