Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Situatë e qëndrueshme në Kosovë, asnjë viktimë dhe 15 raste të reja me COVID

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19 në vend.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 2 mijë mostrave. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë viktimë.

MSh-ja bën me dije se në orët e fundit janë shëruar 45 pacientë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive në gjithë vendin është 481.

“Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151. Në total numri i rasteve aktive është 481”, thuhet në njoftim.

j.l./ dita