Albania

Sot dita e fundit e regjistrimeve për Maratonën e Tiranës. Ja linku ku mund të bëhesh pjesë e garës

Edhe pak orë na ndajnë nga përfundimi i regjistrimeve për të marrë pjesë në Maratonën e Tiranës 2021 e cila vjen këtë vit me edicionin e saj të 5-të.

Regjistrimet mbyllen sot në orën 24:00, ndërsa deri më tani janë regjistruar jo vetëm qytetarë nga Shqipëria, por edhe mjaft të huaj dhe përfaqësues të organizatave dhe të institucioneve ndërkombëtare.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj gare e cila është edhe një festë për qytetin.

“Hej! Sot është dita e fundit e regjistrimit për http://Tiranamarathon.com që zhvillohet të dielën! Mos e humb mundësinë të jesh pjesë e grupit më entuziast të qytetit”, shkruan Veliaj. Për pjesëmarrësit, linku ku mund të regjistrohen për t’u bërë pjesë e maratonës është: https://ticket.easypay.al/marathon/Tirana.

Për studentët e pajisur me Kartën e Studentit dhe të moshuarit femra mbi 62 vjeç dhe meshkuj mbi 65 vjeç regjistrimi është krejt falas. Shtetasit e huaj, të cilët duan të bëhen pjesë e garës në 17 Tetor duhet të regjistrohen në linkun: https://ticket.easypay.al/marathon/Tirana?pm=bb184çe874b7b786.

Gjithashtu, regjistrimi mund të bëhet edhe duke u paraqitur fizikisht pranë pikës së ngritur në sheshin “Skënderbej” ose në Parkun e Liqenit Artificial. Gara do të mbahet me datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori: Marathon(42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too”, kategori kjo që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara “Fun Run”, e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e shkollave te mesme të Tiranës.

Itineraret e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë!

j.l./ dita

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches