Albania

Sot Shqipëri-Hungari, Reja tenton dy ndryshime

Shqipëria ka një ndeshje vendimtare sot në Pushkash Arena me Hungarinë. Fitorja duket si një detyrim përballë hungarezëve për të shpresuar për një kualifikim. Ekipi kuqezi ndodhet në vendin e dytë me 12 pikë, një më shumë se Polonia, ekipi që do të përballemi pas kësaj sfide, si dhe dy pikë larg hungarezëve.

Polonia luan sonte me San Marinon një ndeshje tejet e lehtë, ndaj kuqezinjve i duhet patjetër një fitore në Hungari, ku ka si avantazh mungesën e tifozëve vendas në stadium për shkak të vendimit penalizues të UEFA.

Por si do të luajë Shqipëria, formacioni i Rejas do të jetë i njëjtë, duke i qëndruar besnik skemës 3-5-2 apo i ndryshëm. Duket se gjithccka varet nga gjendja fizike e lojtarëve. Armando Broja njeriu që i dhuroi fitoren ndaj hungarezëve në Elbasan Arena është në presion. Sot Federata postoi një video me golin e tij, duke i dhënë si sinjal se mund ti besojnë që nga minutat e para, gjithsesi kjo pritet të shihet

Në portë titullar mbetet portieri Berisha, i mbështetur nga treshja standarde e Serie A, Gjimshiti-Kumbulla dhe Ismajli. Në mesfushë, Shqipëria pritet të luajë vetëm me një ndryshim: Hysaj e Trashi do të luajnë nga krahët, Gjasula e Bare do të mbajnë peshën kryesore, ndërsa Çekiçi do të zëvendësojë Bajramin.

Ndryshim edhe në fazën sulmuese? Trajneri ka vendosur të aktivizojë dy futbollistët më në formë të sulmit, ku përkrah Cikalleshit titullar do të luajë Myrto Uzuni, teksa Rey Manaj do të jetë i gatshëm nga stoli.

Gjatë ndeshjes, një alternativë interesante mund të jetë edhe Ivan Balliu, lojtari i krahut të djathtë, që në këtë fillim sezoni ka shkëlqyer në La Liga me Rayo Vallecano.

Hungarezët përveç tifozëve nuk do të kenë edhe sulmuesin e tyre kryesor Adam Szalai autorin e 25 golave në 76 ndeshje me ekipin, i cili është i dëmtuar. Për të fituar në këtë transfertë të vështirë, Shqipëria duhet të bëjë një nga ndeshjet e saja më të mira, e lehtë nuk do të jetë, por e pamundur jo e jo, kështu që është momenti që fjalët të kthehen në vepra.

O.J/DITA

Football news:

Sulscher on Ronaldo and Salah: I will be on Cristiano's side in any dispute. But now Mohamed is on fire
We have lost team football. We wanted to help Ronaldo succeed. Bonucci and Chiellini - about the disadvantages of playing with Cristiano
Ronaldinho: I didn't think Messi would end up at PSG. With such players, you can strive to win the Champions League
Bruno may miss the match with Liverpool due to injury
Arteta about bullying coaches and Bruce: People are already doubting whether they want to work like this. We have to think
Klopp on Manchester United: And we have good players, and the number of penalties is not even close. This is a fact
Pogba launched the first 100% vegan cleats in collaboration with Stella McCartney and adidas. They are gender-neutral