MADRID, 9 tetor /ATSH-AFP / – Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të strehojnë të paktën 10 000 deri në 20 000 refugjatë afganë shtesë.

“Ne duhet të mirëpresim më shumë dhe shtetet anëtare duhet të angazhohen për të mirëpritur mes 10 000 dhe 20 000 më shumë, të paktën”, tha Borrell në një forum në Madrid.

Ai kujtoi se tashmë në BE ndodheshin 22 000 afganë, pasi u evakuuan nga vendi i tyre, veçanërisht si pjesë e transportit ajror të krijuar nga Perëndimi, pas rënies së Kabulit dhe ardhjes së talebanëve në pushtet në gusht.

Eurokomisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson njoftoi të enjten se Komisioni i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dëshiron që vendet e BE-së të presin 42 500 refugjatë afganë gjatë pesë viteve të ardhshme, një qëllim “i arritshëm”, sipas saj./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.