Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Strategjia e re kombëtare për Rininë, Rama: Financim për laboratorë dhe mësimin e informatikës

TIRANË 19 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryeministri, Edi Rama ka vijuar sot në Durrës konsultimin publik me nxënësit dhe studentët e të gjithë Shqipërisë, për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029).

Rama theksoi se, “sot ne vendosim se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm të adresojmë drejtpërdrejt me financim çështjen e laboratorëve dhe çështjen e mësimit të informatikës”.

Rama tha se, “kam pasur mundësinë dhe kënaqësinë të marrë pjesë në disa prej tyre. Nuk është gjë tjetër përveç se një dëshirë e madhe e jona për të kuptuar sa më mirë prej jush se cilat janë ato pika të përbashkëta që ju keni të shqetësimeve, apo të dëshirave tuaja lidhur me mbarëvajtjen e rrugës suaj në këtë fazë të shkollimit. Dhe për hir të vërtetës është shumë interesante që njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, që nuk e njohin njëri tjetrin, vajza dhe djem nga qytete të ndryshme por që kanë të përbashkët faktin që janë aktualisht në shkollë, në të njëjtën moshë, adresojnë disa çështje që janë të njëjta, pastaj sigurisht ka dhe gjëra që janë të ndryshme, dikush ka një opinion apo një ide të veçantë që nuk është tipologji e shqetësimeve dhe ideve të përbashkëta. Dhe për t’ju thënë vetëm një fakt konkret nga dita e sotme, që besoj vlen për të ilustruar atë që u përpoqa të them se sa e e rëndësishme është për ne që të nxjerrim maksimumin nga ky komunikim”.

Rama tha se, “ju kërkojë ndjesë për vonesë por gjatë gjithë ditës së sotme jemi marrë me buxhetin. Pse jua them këtë? Sepse disa pika që kanë qenë të kudondodhura në takimet e kryera janë trajtuar sot në diskutimin me anëtarë e kabinetit për të adresuar drejtpërdrejtë në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm”.

“Një çështje që ngrihet kudo është çështja e cilësisë së ulët të mësimit të informatikës sepse klasat e informatikës nuk janë në lartësinë e duhur dhe nuk ofrojnë një mësim cilësorë ku të mos mësohet mekanikisht, teorikisht por të mësohet në kreative dhe në mënyrë praktike. Një temë tjetër, që ka qenë e pranishme në takimet është tema e mungesë së cilësisë së mësimit në orët e laboratorëve, sepse laboratorët nuk janë të pasur dhe për shkak të mjeteve të kufizuara, mbase për shkak të kurrikulës së punës laboratorike nxënësit ankohen për pamundësinë që të kenë një mësim në laborator që të jetë tërheqës, të jetë informues, i cili të jetë motivuar për të eksperimentuar dhe mësuar më shumë. Një temë tjetër që e dëgjova dhe këtu, më duke është një temë e përbashkët e shumë vajzave dhe djemve është tema e edukimit mjedisor. Më vjen mirë se është ky shqetësim mes nxënësve dhe nxënësve me nxënësve me rezultate më të mirë në mësime. Po ashtu një tjetër temë është tema e programeve dhe e aktiviteteve artistike pas mësimit, ku dikush ngriti çështjen e profilit muzikor për shkak të lëndës që zgjedhur lidhur me letërsinë apo solfezhin. Dikush tjetër e diku tjetër ngriti një problem të ngjashëm të profilit artistik në lëndët pamore, ndërkohë që kudo shqetësimit për cilësinë e këshillimit të karrierës është prezent. Ku lidhe të gjitha këto që pak a shumë janë rezyme e atyre që ju thatë dhe atyre që dëgjojmë shpesh me mbledhjen e sotme. Sot ne vendosim se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm të adresojmë drejtpërdrejt me financim çështjen e laboratorëve dhe çështjen e mësimit të informatikës”, theksoi ai.

vijon

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.