Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

SUEDI – Magdalena Andersson rizgjidhet kryeministre

STOKHOLM, 29 nëntor /ATSH-DPA/ – Socialdemokratja Magdalena Andersson është zgjedhur kryeministre e Suedisë për herë të dytë në vetëm pak ditë.

Andersson, 54 vjeçe, u bë gruaja e parë që zgjidhet në këtë post të mërkurën, por kur të Gjelbërit vendosën të braktisin qeverinë e koalicionit me socialdemokratët të njëjtën pasdite, ajo dha dorëheqjen.

Lëvizja e befasishme nga të Gjelbërit u bë në shenjë proteste ndaj miratimit të një propozimbuxheti alternativ i hartuar me përfshirjen e populistëve të ekstremit të djathtë, demokratët e Suedisë, të cilin të Gjelbërit e konsideruan një vijë të kuqe.

Të nesërmen, kryetari i Riksdag, parlamenti suedez, Andreas Norlen propozoi Andersson për një tjetër votim, në të cilin Andersson siguroi një shumicë të thjeshtë votash për herë të dytë sot.

Të Gjelbërit abstenuan së bashku me Partitë e Qendrës dhe të Majtë, ndërsa të gjithë, përveç njërit prej ligjvënësve të mbetur të opozitës, votuan kundër saj, duke rezultuar në 173 vota kundër, ndërkohë që duheshin 175 vota kundër për të parandaluar rizgjedhjen e Andersson si kryeministre.

“Është e qartë se është një punë e madhe të jesh subjekt i një votimi kryeministror”, tha Andersson pas zgjedhjes së saj.

“U ndje shumë e madhe të mërkurën dhe edhe më shumë e madhe sot”, shtoi ajo.

Andersson shtoi se sheh shanse të mira për bashkëpunim me partitë e tjera në parlament./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.