Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Surprizohet nga motra dhe mikja e tij/ Eraldo Rexho zbulon planet e tij pas 30-vjetorit: Dua të provoj Amerikën

I ftuari i dytë në “Dola te Ola” këtë javë ishte gazetari i njohur i showbizit Eraldo Rexho, i cili rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive. Ai kujtoi fillimet e veta, dhe theksoi se që fëmijë dëshira e tij më e madhe ishte të punonte me VIP-a.

Njihet si një person që është i dashur me të gjithë, dhe sikurse tha shpesh është kritikuar për këtë, por ai shtoi se fëmijëria e tij ka qenë shumë e bukur dhe e mbushur me dashuri, e nga aty është brumosur dëshira për t’i dashur njerëzit, dhe për të parë vetëm anën e mirë tw tyre.

Gjatë programit ai mori dy videomesazhe surprizë, i pari ishte nga motra e tij, e cila shprehu hapur gjithë dashurinë e madhe që ka për të, ndërkohë që Eraldo theksoi se lidhja mes vëllait dhe motrës është e pakontestueshme. “Është njeriu më i rëndësishëm në jetën time”. Motra e Eraldos jeton në SHBA dhe distanca nuk i lejon të jenë aq shumë të lidhur sa më parë, ndërkohë zbuloi se pas 30-vjetorit ai ka në plan të shpërngulet në SHBA pasi dëshiron ta provojë Amerikën.

Videomesazhi i dytë surprizë ishte nga mikja e tij Isida, për të cilën tha se është një shoqe dhe bashkëpuntore shumë të mirë. Gjatë programit u shfaqën fotografi të shumta që Eraldo ka me personazhet e njohur, ku zbuloi më shumë për marrëdhënien që gazetari ka me ta.