Albania

Sveçla: Aksioni kundër asnjë nacionaliteti, por kundër kontrabandistëve

PRISHTINË, 13 tetor/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se aksioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës i cili sot u zhvillua në disa komuna përfshirë edhe në pjesën veriore, rezultoi i suksesshëm në konfiskimin e mallrave dhe arrestimin e personave.

Ai në konferencën e jashtëzakonshme për medie tha se në asnjë mënyrë nuk i është drejtuar ndonjë komuniteti të caktuar, duke shtuar se të gjithë personat që janë pjesë e bandave kriminale do të përballen me ligjin.

“Të gjithë personat që janë pjesë e bandave kriminale do përballen me ligjin. Janë 8 zyrtarë të policisë të lënduar dhe i ftojë organet që personat që i sulmuan ata të dalin para ligjit edhe ju gazetarët ishit dëshmitar dhe viktimave të personave dhe strukturave që janë tani të patolerueshme”, tha Sveçla.

Lidhur me vendosjen e barrikadat e vendosur si shenjë kundërshtimi në veri, Sveçla tha se në vazhdimësi bëjmë vlerësimi e situatës. Ai ka theksuar se aksioni nuk i drejtohet asnjë nacionaliteti, por është kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar me mallra ilegale në Kosovë.

“Policia e Kosovës së bashku me institucionet tjera ka pasur informacionet fillestare për një barrikadë në Zubin Potok por nuk është më, ka pasur edhe tendenca për barrikada në drejtim të Leposaviqit, ende nuk kemi informacione. Në momentin e duhur marrim hapat e caktuar. Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti, ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra ilegale në Kosovë. Prokurori i rastit është serb gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e reagimit të shpejt janë shumica janë serbe shumica e të arrestuarve janë shqiptarë por edhe të kërkuarve janë shqiptarë, nuk bëhet për ndonjë represion shtetëror ndaj akujt, askush nuk mund të jetë ombrellë e veprimeve kriminale. Këto veprime janë mëse ligjore dhe mëse të nevojshme dhe do vazhdojmë me aksione të tjera ne jemi koordinuar me bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtar”, tha Sveçla.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Pogba on vegan cleats: It's bold and unique. I can't wait to go out on the field in them
Julian Nagelsmann: There is no compulsory vaccination either in Germany or in Bavaria. I am for vaccination
Sulscher on Ronaldo and Salah: I will be on Cristiano's side in any dispute. But now Mohamed is on fire
We have lost team football. We wanted to help Ronaldo succeed. Bonucci and Chiellini - about the disadvantages of playing with Cristiano
Ronaldinho: I didn't think Messi would end up at PSG. With such players, you can strive to win the Champions League
Bruno may miss the match with Liverpool due to injury
Arteta about bullying coaches and Bruce: People are already doubting whether they want to work like this. We have to think