Albania

Talibanët i kërkojnë Uashingtonit të zhbllokojë rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit

Talibanët i kërkuan Uashingtonit të shtunën që të lirojnë rezervat e bllokuara të bankës qendrore të Afganistanit, gjatë një takimi me një delegacion amerikan në Katar.

Ky është dialogu i parë ballë për ballë në një nivel të lartë që kur grupi islamik mori kontrollin e vendit pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara në fund të gushtit.

Ministri në detyrë i talebanëve, Amir Khan Muttaqi, i cili kryeson delegacionin afgan në bisedimet dy-ditore në kryeqytetin e Katarit, Doha, tha se delegacioni amerikan në seancën hapëse premtoi se do të mbështesë ndihmën humanitare për vendin e tij të goditur nga trazirat dhe se Shtetet e Bashkuara do të ofronin vaksina kundër koronavirusit për popullin afgan.

Në një mesazh audio, që talebanët ndanë me gazetarët, ministri Muttaqi tha se ata diskutuan “hapjen e një kapitulli të ri” midis të dy palëve, dikur kundërshtarë gjatë ndërhyrjes gati 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Në takim është duke u theksuar “nevoja për të krijuar marrëdhënie të mira pozitive me njëri-tjetrin në baza të barabarta. Ne theksuam nevojën për shkrirjen e pasurive financiare afgane pas rrethanave të vështira me të cilat përballet Afganistani”, tha Ministri i Jashtëm.

Uashingtoni ka bllokuar miliarda dollarë të pasurisë afgane, kryesisht të depozituara në rezervën federale amerikane, që kur talebanët morën kontrollin e vendit. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu kanë bllokuar ndihmën për zhvillimin, duke përmendur shqetësimet për të drejtat e njeriut nën sundimin taliban.

Sipas Bankës Botërore, largimi i forcave të udhëhequra nga SHBA dhe shumë donatorëve ndërkombëtarë bënë që Afganistani të mos ketë më qasje tek fondet që financonin 75% të shpenzimeve publike, Kjo e ka bërë të vështirë për talebanët që të paguajnë rroga për punonjësit e qeverisë. / VOA

j.l./ dita

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions