Albania

Të ardhurat nga akciza 37.9 miliardë lekë

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 37.9 miliardë lekë, 5.9 miliardë lekë ose 18.4% më shumë se viti 2020, si dhe 2.1 miliardë lekë ose 5.8% më shumë se plani i akcizës për 9 mujorin 2021.

Referuar të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza dha rritja e importit të karburantit dhe cigareve.

“Importi i karburantit shënoi rritje me 74.7 mijë tonë, ose 19% më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura 3.2 miliardë lekë, ose 19%. Importi i cigares shënoi rritje me 232 tonë, ose 18% më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura 2.1 miliardë lekë, ose 18%.

Ndikim negative sipas MFE-së dhanë rënia e prodhimit të vendit të birrës me 48 tonë me efekt negativ në akcizë me 219 milionë lekë dhe rënia e importit të gazit të lëngshëm me 21.3 mijë tonë ose 19%, krahasuar me një vit më parë, me efekt negativ në akcizë me 26.1 milionë lekë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Timeline of Koeman's torment: terrible results, clashes with Laporta, fan attacks and dismissal. Now Barcelona wants Xavi
Salihamidzic about 0:5 with Borussia: Collective turbidity in Bavaria, which we cannot explain
Barcelona wants to appoint Xavi after Koeman's resignation
💣 ÂБарсеĞона увоĞиĞĞ° Кумана
Barcelona will announce Koeman's resignation in the near future
Barcelona bosses will meet tonight to discuss Koeman's future (Cope)
Inter coach about 2-0 with Empoli: It's a pity Lautaro didn't score, but he saves goals for the next matches