Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Të ardhurat nga doganat, 136.1 miliardë lekë

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Të ardhurat e mbledhura nga administrata doganore përgjatë 9 muajve të parë të këtij viti llogariten 136.1 miliardë lekë. Referuar statistikave, kjo është shifra më e lartë e realizuar në historinë e doganave.

Krahasuar me planin prej 123.2 miliardë lekë, të ardhurat e realizuara janë 12.9 miliardë lekë më shumë. Edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020 u mblodhën rreth 26.7 miliardë lekë më shumë.

DPD bën të ditur se rritja e të ardhurave është ndikuar në masën 83 % nga rritja e sasive të importit dhe në masën 17 % nga rritja e çmimeve.

Rritja për shkak të çmimeve në totalin e saj është amortizuar nga efekti rënës në të ardhura nga kursi i këmbimit me rreth 3 miliardë lekë.

”Rritja neto është ndikuar përgjithësisht nga rritja e sasive të zhdoganuara kryesisht produkteve të akcizës që kanë kontributin kryesor në të ardhurat doganore”, thekson DPD.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.