Albania

Teknologjia në polici, shkëputje e marrëdhënies së efektivit me shkelësit

TIRANË 13 tetor /ATSH-I.Vata/ Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi sot se miratuan në mbledhjen e qeverisë vazhdimin e marrëveshjen me qeverinë suedeze për modernizimin e policisë me qëllim ndëshkimin e të gjithë shkelësve në qarkullimin rrugor.

Në deklaratën për medien, pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi tha se “miratuam vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë suedeze e cila ka vite që asiston në Policinë e Shtetit, kryesisht në forcimin e policimit në komunitet. Dhe në fazën e parë kemi ndërtuar në të gjithë Shqipërinë zyrat për marrëdhëniet me publikun për të tentuar ta kthejmë policinë në një zyrë shërbimi dhe sa më pranë qytetarëve. Kemi forcuar strukturat e inspektorëve të policimit në komunitet, ndërsa tani faza e dytë të këtij bashkëpunimi dhe kësaj ndihme do ia dedikojmë sigurisë rrugore duke vazhduar dhe sigurisht dhe gjithë këto struktura që kemi ngritur në marrëdhënie mes Policisë së Shtetit dhe qytetarët apo dhe bashkëpunimin me qeverisjet vendore”.

Çuçi tha se “qëllimi kryesor është që të forcojmë forcën ndëshkuese në lidhje me të gjithë shkelësit në fushën me qarkullimin rrugor, një nga prioritete tona dhe fokusi është shkëputja apo mënjanimi i çdo subjektivizmi që vjen nga marrëdhënia e policisë me shkelësin duke futur teknologjinë”.

“Me këtë projekt, do të marrim 110 smartfona që do jenë në duart e punonjësve të policisë në qarkullim, të cilat janë çift me printerin përkatës dhe menjëherë kur evidentohet shkelja do të emetohet edhe gjoba duke ia dhënë në prezencë shkelësit. Apo blerjen e 6 radarëve të cilët evidentojnë çdo shkelje që lidhet kryesisht me shpejtësinë në qarkullim ditën dhe natë dhe automatikisht për çdo shkelje e çon informacionin dhe gjobën në qendrën operative”, tha ai.

Çuçi tha se pjesë e këtij programi do të jetë dhe harmonizimi i databazëve në mënyrë që sistemi i gjenerimit të gjobës në mënyrë elektronike të funksionojë sa më mirë për të gjitha shkeljet.

I pyetur pyetje se a do ketë rritje pagash për punonjësit e policisë, Çuçi tha se “gjithmonë kemi patur në vëmendje në trajtimin sa më të mirë të punonjësve të Policisë së Shtetit nga pikëpamja financiare. Policisë e Shtetit  kanë qenë më se shumti i rritjes së pagave, ne do ta rishikojmë sërish dhe jemi duke menduar, por ajo që dua të them është se ne kemi një projekt që do krijojë mundësi për Policinë e Shtetit që të marri të ardhura, pra me shërbimet që bënë në mënyrë që të shpërbleje vetë trupën e saj. Po i shohim këto mekanizma pa prekur buxhetin e shtetit”.

Ne lidhje me afatin 100 ditor të vënë nga Kryeministri ndaj Policisë së Shteti, Çuçi tha se “Drejtori i ri i Policisë së Shteti e ka filluar punë pikërisht me këtë analizë. Ai do jetë në gjithë Shqipërinë në qarqe të ndryshme në takim me policinë  dhe pa diskutim ky raport do të shërbejë si dokument i rëndësishëm për vlerësimin e gjithsecilit. Kjo është një punë e vazhdueshme në mënyrë që të kemi një trupë sa me profesionale dhe integritet të lart që policia të jetë në lartësinë e duhur”.

/a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Mourinho on Newcastle: There has always been a connection between me and this city, but I am focused on Roma
Adeyemi's father and agent held talks with Bavaria. The 19-year-old forward of Salzburg is estimated at 30-40 million euros
Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova