Albania

Teknologjitë dixhitale transformojnë bujqësinë dhe prodhimin e ushqimit

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Pranueshmëria dhe mobiliteti i teknologjive dixhitale po transformojnë bujqësinë dhe prodhimin e ushqimit.

Në mënyrë të veçantë, në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit, përhapja e teknologjive të lëvizshme, shërbimet në distancë tashmë, po përmirësojnë aksesin e pronarëve të vegjël në informacion, inpute dhe tregje, duke rritur produktivitetin, përmirësuar zinxhirët e furnizimit dhe duke minimizuar kostot operacionale.

E tillë është edhe platforma ABA Online që shfrytëzon fuqinë e teknologjive dixhitale për të pilotuar, përshpejtuar dhe shkallëzuar ide novatore me potencial të lartë dhe ndikim në bujqësi, duke transformuar zgjidhjet dhe shërbimet dixhitale në të mira publike.

Fredi Llanaj fermer nga zona e Vlorës, thotë se është tashmë një përdorues i platformës digjitale dhe ka arritur të kryer marrëveshjen e parë tregtare online.

“Kam shitur një sasi prej 20 tonë shalqi duke u lidhur me një biznes nga Kosova. Përmes platformës online ne kemi lehtësi të konsultohemi, të marrim çmimet reale të tregut për prodhimet bujqësore dhe rrisim shitjet jo vetëm në tregun vendas por edhe në eksporte”, tha Llanaj.

E krijuar në fillim të këtij viti, për të qenë platforma e qasjeve të reja, ABA Online, ka fuqizuar familjet rurale dhe frymëzuar sipërmarrjen e të rinjve në bujqësi. Lehtësisht e aksesueshme nga çdo smartfon, ABA online është interaktive dhe plotëson nevojat e fermerëve të vegjël shqiptarë në çdo hap të rritjes së biznesit të tyre.

Është themeluar si një iniciativë e Projektit për Përfshirjen Financiare të Fermerëve të Vegjël Shqiptarë (FiAS), mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA ) dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.  ABA online ofron informacion thelbësor për fermerët dhe bizneset duke ndikuar në këtë mënyrë në zinxhirin e vlerës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Timeline of Koeman's torment: terrible results, clashes with Laporta, fan attacks and dismissal. Now Barcelona wants Xavi
Salihamidzic about 0:5 with Borussia: Collective turbidity in Bavaria, which we cannot explain
Barcelona wants to appoint Xavi after Koeman's resignation
💣 ÂБарсеĞона увоĞиĞĞ° Кумана
Barcelona will announce Koeman's resignation in the near future
Barcelona bosses will meet tonight to discuss Koeman's future (Cope)
Inter coach about 2-0 with Empoli: It's a pity Lautaro didn't score, but he saves goals for the next matches