Albania

Telebingo-Shqiptare/ Çmimi i madh bie në Korçë, fituesi merr 1,260,450 lekë. Luani çdo javë për makinën dhe “rrogën 2-vjeçare”

Mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës me popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e dalë nga loja e ruletës së fatit, për të vijuar më pas me fituesit e lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, e më tej me mijëra fituesit e shpallur nga hedhja e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas në vlerën e mbi 12.5 milionë lekëve (të vjetra).

Krahas 10 fituesve që do të luajnë sërish në shorteun e radhës që do të hidhet në datën 17 tetor për dy çmimet e mëdha prej 100 milionë lekësh të vjetra, dje në lojën e ruletës së fatit Vasili ka siguruar shumën pre 26,000 lekësh, Sokrati 26,000 lekë, Ticiana 24,000 lekë, Tonçi 27,000 lekë, Bukuria 101,000 lekë, Gjini 30,000 lekë, Adela 30,000 lekë, Salvadore 26,000 lekë, Saime 27,000 lekë, si dhe Valteri 100,000 lekë.

Armata e fituesve ka vijuar të shtohet më tej, pasi të tjerë fitues i janë bashkuar shorteut me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në kryeqytet, duke përzgjedhur Myrtezain si fituesin e parë, i cili ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara makinën “Mitsubishi”, si dhe “Rrogën Telebingo”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku mund të fshiheshin këto çmime me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh.

Luisi në Korçë ishte një tjetër fitues që i është bashkuar më tej lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke fituar plot 100,500 lekëve. Një tjetër fituese, ka vijuar të luajë me Telebingo Shqiptare. Kesaj here bëhet fjalë për Anidën në qytetin e Gjirokastrës, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri pasi me përzgjedhjen e bërë ka fituar 115,000 lekë.

Me po kaq fat ishte edhe i përzgjedhuri i radhës si fitues në lojën telefonike, Shabani që krahas shumës prej 25,000 lekësh, do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të marrë të gjitha produktet më të preferuara. Arbri në kryeqytet ishte një tjetër fitues që ka luajtur me lojën telefonike duke fituar plot 75,000 lekë. Një tjetër fituese në qytetin e Kuçovës ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshiheshin çmimet e mëdha, por me përzgjedhjen e bërë ka fituar plot 85,000 lekë. Ndërsa Fatosi në Kukës ishte edhe fituesi i fundit që ka siguruar nga Telebingo shumën prej 50,000 lekësh. Ndonëse makina “Mitsubishi”, apo “Rroga Telebingo”, nuk janë fituar në shorteun e djeshëm, ato do të jenë në lojë serish në shorteun e radhës.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,260, 450 lekë lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në qytetin e Korçës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 11709 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 55 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 105 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 4,530 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Telebingo u bën thirrje të gjithë lojtarëve që kanë luajtur në shorteun e datës “2 tetor”, që të rikontrollojnë me kujdes edhe një herë për biletat, pasi një nga tre fituesit e çmimit të madh nuk është paraqitur për të marrë shumën e fituar. Lojtari ka afat deri në dy muaj për t’u paraqitur dhe për të tërhequr shumën e fituar. Ndërkohë që dy fituesit e tjerë janë paraqitur gjatë shorteut të djeshëm ku dhe kanë marrë çekun me shumën e fituar.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1

Football news:

Rummenigge on Kimmich's position on vaccination: He has a responsible approach. But from the point of view of an example, it would be better for him to be vaccinated
Luis Suarez: Messi deserved the Golden Ball, he had a great year. I think Leo has no competitors
Rummenigge about Bavaria: We are among the top three clubs in Europe. Our football can be enjoyed
The Salah-Firmino-Mane trio is still powerful, but Jota is eager to take the Brazilian's place. What does each of the options give Liverpool?
Atletico is not yet sure whether to extend the contract with Suarez. Simeone will have the final word
Gerard Pique: I will finish my career at Barca, but I don't want to leave as a reserve player. I'll leave when I see that I'm not as important as before
Chelsea congratulated Abramovich on his birthday. He turned 55 years old