Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

TELEBINGO SHQIPTARE\ Tre fitues ndajnë çmimin e madh mbi 13 milionë lekë. Çdo të diel luhet për makinën “Mitsubishi” dhe “Rrogën Telebingo”

Shpërthejnë milionat në Telebingo Shqiptare. Krahas çmimit të madh mbi 13 milionë lekë të vjetra të ndarë ndërmjet tre lojtarëve, kanë qenë me mijëra edhe fituesit e dalë nga loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, lojës së “Ruletës së fatit”, “100 sekondave në supermarket”, si dhe serisë me një linjë dhe dy linja të dala nga hedhja e shortit të goglave për çmimin e madh të javës. Ndonëse makina “Mitsubishi” apo “Rroga Telebingo”, nuk janë fituar në lojën telefonike të shorteut të djeshëm, ato do të jenë në lojë serish në lojë në shorteun e radhës.

Shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen e 10 lojtarëve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish me ruletën e fatit në shorteun që do të hidhet të dielën e datës 31 tetor, për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të ruletës. Ndërsa në lojën e ruletës së fatit dje kanë luajtur edhe 10 fituesit e shpallur në shorteun e datës 14 tetor, ku janë fituar mbi 4.4 milionë lekë (të vjetra). Në këtë lojë, Vasili ka ka fituar shumën 26,000 lekë, Afërdita 25,000 lekë, Isufi 28,000 lekë, Sofika 24,000 lekë, Qefserja 103,000 lekë, Elma 30,000 lekë, Myzejeni 36,000 lekë, Iliri 35,000 lekë, Estrefi 32,000 lekë, si dhe Nailja 104,000 lekë.

Emocione të shumta kanë sjellë edhe fituesit e lojës telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me dëshirën për të gjetur se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin makina “Mitsubishi”, apo “Rroga Telebingo”, dy ndër çmimet më të preferuara, Rushiti ka nisur i pari lojën telefonike. Me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 85,000 lekësh.

Po kaq mirë loja ka vijuar edhe për fituesin e radhës, Endrin në kryeqytet, i cili ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 80,000 lekësh. Ramadani në Maqellarë ishte një tjetër fitues i dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave duke siguruar shumën prej 90,000 lekësh.

Më pas loja telefonike është zhvendosur në qytetin e Kuçovës, duke shpallur Lutën si fituese të radhës. Me përzgjedhjen e bërë, ajo ka siguruar shumën prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fituesit të radhës Luanit që me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka fituar plot 110,000 lekë. Ndërsa në vijim Ilva në kryeqytet ka fitur shumën prej 80,000 lekësh. Fioraldi në qytetin e Beratit ishte fituesi i fundit në lojën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe që ka siguruar krahas shumes 30,000 lekë, teksa do të luajë edhe në lojën “100 sekonda në supermarket”, kohë në të cilën mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,300, 395 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës do të ndahet ndërmjet tre fituesve përkatësisht në Tiranë, Elbasan dhe Korçë, ku secili prej tyre ka të garantuar shumën prej 433,465 lekësh.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 23681 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 623 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 785 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të javës së shkuar, i cila ka tërhequr çekun me shumën mbi 10 milionë lekë (të vjetra).

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.