Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Transportonin emigrantë të paligjshëm, në pranga 2 shtetas

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Policia ka vënë në pranga dy shtetas në Korçë, të cilët u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. H., 35 vjeç dhe H. F., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e policisë rrugore kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasit e mësipërm, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit ju kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.