Albania

Trazirat në veri të Kosovës, Kurti: Operacionin anti-kontrabandë e urdhëruan një gjykatës dhe një prokuror serb!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se aksioni anti-kotrabandë dje në veri të Kosovës, tha se është urdhëruar përkatësisht nga një gjykatës serb dhe nga një prokuror serb.

Madje sipas tij shumë policë kanë qenë serbë. Kurti u shpreh qartësisht se është gabim të nacionalizojmë ose politizojmë luftën kundër krimit të organizuar.

Dje në mëngjes ka pasur një operacion policor në katër komuna të ndryshme në Kosovë. Pejë, Prishtinë, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugur, ku kriminel të ndryshëm, shqiptarë dhe serbë kanë bashkëpunuar. Gjykatësi paraprak dhe prokurori që kanë urdhëruar këtë aksion kanë qenë serbë.

Shumë policë kanë qenë serbë. Disa policë të lënduar kanë qenë shqiptarë, disa serbë. Është gabim të nacionalizojmë ose politizojmë luftën kundër krimit të organizuar”, tha mes tjerash Kurti, shkruan Alsat.

I pranishëm në Samitin Ekonomik në Shkup Kurti tha se institucionet kosovare nuk do të lejojnë stabilitetin e krimit, duke shtuar se kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojnë në mënyrë të përsosur, dhe se grupet e tyre duhet luftuar.

Për stabilitet të institucioneve, për sundimin e të drejtës, nuk mund të ketë stabilitet të krimit. Po luftojmë korrupsionin, po luftojmë krimin e organizuar, që për ndryshe, në këtë rast është multietnik. Kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojnë në mënyrë të përsosur”, deklaroi Kurti.

Policia dhe Dogana e Kosovës pas një aksioni kundër kontrabandës së mallrave, të zhvilluar dje në disa rajone të Kosovës, përfshirë edhe komunat në veri sekuestruan mallra dhe dëshmi të tjera në vlerë qindra mijëra eurosh. Pjesa në veri të Kosovës, që kufizohet me Serbinë, sipas Doganës së Kosovës, konsiderohet si zona më e prekur nga kontrabanda. Ndërkohë qytetarët serbë kundërshtuan aksionin, duke shkaktuar edhe tensione në Mitrovicë, ku mbetën të plagosur disa qytetarë dhe efektivë policie.

j.l./ dita

Football news:

Timeline of Koeman's torment: terrible results, clashes with Laporta, fan attacks and dismissal. Now Barcelona wants Xavi
Salihamidzic about 0:5 with Borussia: Collective turbidity in Bavaria, which we cannot explain
Barcelona wants to appoint Xavi after Koeman's resignation
💣 ÂБарсеĞона увоĞиĞĞ° Кумана
Barcelona will announce Koeman's resignation in the near future
Barcelona bosses will meet tonight to discuss Koeman's future (Cope)
Inter coach about 2-0 with Empoli: It's a pity Lautaro didn't score, but he saves goals for the next matches