TIRANË 14 tetor /ATSH-I.Vata/ Monumenti natyror 220-vjeçar, rrapi në fshatin Patin të bashkisë Klos, vizitohet nga turistë vendas dhe të huaja dhe ngjall kureshtje për kalimtarët.

Monumenti Natyror mbart vlera të shumta shkencore (biologjike,ekologjike) dhe historike dhe është një një pikë interesante ku në sfond ka natyrën e bukur të fshati Patin.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Dibër informon se, Monumentit Natyror rrapi i Çelës është inspektuar nga punonjësit e shërbimit për gjendjen e tij.

“Inspektimi i gjendjes së Monumentit Natyror Rrapi i Çelës dhe përditësimi i gjendjes së tij. Ky Monument Natyre është një dru i veçuar Rrapi (Platanus Orientalis) i cili gjendet në qendër të fshatit Patin, në bashkinë Klos të rrethit Mat. Ky Monument natyrshëm është instaluar në një vend të hapur dhe konkretisht është një kodër ,e cila rrihet shumë nga rrezet e diellit ,duke qenë se ky lloj Rrapi (Platanus Orientalis) është lloj dritëdashës. Ky Monument ka gjetur kushtet e tij optimale për të patur një rritje shumë të mirë dhe jetëgjatësi kaq të madhe në një lartësi 592 m mbi nivelin e detit. Monumenti i Natyrës Rrapi i Çelës ka një lartësi 18 m, një trung me diametër 80 cm dhe perimetër 250 cm. Monumenti ka një kurorë të rregullt në formë piramidale. Mosha e këtij Monumenti është 220-vjeçare. Monumenti Natyror është ruajtur nga banorët e zonës sepse ka shërbyer edhe si vendtakimi për ta në vitet e mëparshme.

“Sot ky Monument ka dy degë të thyera nga kushtet atmosferike në periudhën e ftohtë të vitit dhe një zgavër në trungun e tij. Edhe pse disa dëmtime në degë dhe trung, Monumenti Natyror mbart vlera të shumta shkencore (biologjike,ekologjike) dhe historike të tija,për të cilat ka marrë edhe statusin Monument Natyre. Ky Monument mund të mbërrihet duke ndjekur rrugën Burrel – Klos – Patin”, bën të ditur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Dibër.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.