Albania

U-19, kuqezinjtë fitojnë edhe miqësoren e dytë me Malin e Zi

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Shqipëria U-19 ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar ndaj Malit të Zi, me rezultatin 1-0.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu zhvilluan një ndeshje të mirë, duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Gjithçka u zgjidh që në pjesën e parë të takimit, pas një goditjeje dënimi nga ekipi ynë dhe gabimit të kundërshtarit malazez, që e dërgoi topin me kokë më rrjetën e tij, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë.

Edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, skuadra e Cungut kontrolloi mirë lojën, duke krijuar rezultate dhe duke mbajtur të pandryshuar rezultatin deri në fundin e takimit.

Kjo ishte miqësorja e dytë për Shqipërinë U-19 në pak ditë, dy teste të mira që i shërbyen teknikut Cungu për të krijuar një ide përfundimtare mbi grupin e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022, ku skuadra jonë është shortuar në grupin 7, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndeshjet do të luhen në Shqipëri në datat 10, 13 dhe 16 nëntor.

Shqipëria zbriti në fushë me këtë formacion: Simoni, Dervishi (Greca), Bytyqi (Burgaj),  Nerguti, Azizi, Berisha, (Mata),Janaqi, Bibo (Alivoda), Qefalija (Rusta), Arapi (Pjeshka), Shpendi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions