Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

U konfliktua me mjeken dhe theu xhamin e derës së qendrës shëndetësore në Patos, 38-vjeçari hyn në telashe me policinë

Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme, ndërkohë që një person po procedohet penalisht. Burime zyrtare bënë me dije se në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në lokalin e shtetasit Anesti Ajdhoni, u gjetën dhe u sekuestruan disa chipsa, 1 pajisje elektronike dhe 1 aparat celular në të cilët organizonte lotari të palejuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ndërkohë, strukturat policore proceduan penalisht shtetasin me inicialet K. H., 38 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasen F. M., 37 vjeçe, (me detyrë mjeke pranë qendrës shëndetësore Dukas, Patos) dhe ka thyer xhamin e derës së qendrës shëndetësore Dukas.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. H., 39 vjeç, banues në Bitaj, Lushnjë, pasi drejtonte motomjetin tip “Dayang” pa leje drejtimi.

A. D., 39 vjeç, banues në Vlorë pasi duke drejtuar automjetin tip “Wolkswagen” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. B dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, pasagjerja e motomjetit, shtetasja K. B., 59 vjeçe, banuese në Bubullimë, Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.