Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

U përplas me Robert Aliajn gjatë transmetimit ‘LIVE’, reagon e revoltuar Bleona Qereti: Dikush duhet të ketë guxim të flasë

Natën e djeshme  në Love Story pati një përplasje mes dy opinionistëve, Bleonës dhe Robert Aliajt. Ndërsa ishin duke diskutuar rreth materializmit në një marrëdhënie, nëse është më i theksuar nga ana e vajzave apo djemve, Roberti është shprehur se vajzat janë më materialiste, duke marrë parasysh faktin që ai ka krijuar familje, ndërsa dy opinionistet që ka në krah, jo.

Kjo gjë duket se e ka acaruar shumë Bleonën, e cila ka shpërthyer. Menjëherë pas ngjarjes së mbrëmshme, Bleona ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Postimi i Bleona Qeretit

Dikush duhet te kete guximin flase per faktin se dashuria njesoj sic lind ashtu dhe vdes!

Dashuria vjen dhe shkon…

Ne duhet te jemi te ndershëm me ndjenjat tona – jo te rrime ne kombinime dhe martesa te deshtuara per shkak te paragjykimeve te shoqerise!

Pikërisht per shkak te pargjykimit ka shume njerez qe jetojne nje jete fallco dhe shtirja eshte bere pjese e karakterit te tyre.

Ketu njerëzit pretendojnë qe jane te “martuar”, pretendojnë qe jane te “pasur”, pretendojne qe jane te “lumtur”….

Sa mire do ishte sikur te fokusoheshin qe VERTET te ishin te martuar dhe besnike VERTET te pasur, dhe VERTET te lumtur dhe te permbushur !!!

Sa mire do ishte sikur me te vertete ky te ISHTE REALITETI I TYRE!!

Ne emer te sinqeritetit dhe besnikerise eshte me e ndershme te realizohet (qofte dhe per nje kohe te shkurter) ajo qe premtohet, se sa nje premtim i rreme qe mezi pret ta thyesh ne cdo moment!!

Mos penalizoni sinqeritetin e duartrokisni shtirjen, mos beni “pazare” me dashurine duke dhene premtime qe nuk mund ti realizoni