Albania

U shkuan natën në stan për t’i vjedhur kanabisin, babë e bir plagosen pas përleshjes me 3 hajdutët

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar në plagosjen e dy shtetasve, babë e bir, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mavrovë të Vlorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur babë e bir diktuan tre personat ende të paidentifikuar nga policia, të cilët u futën në stanin e tyre dhe mbetën të plagosur gjatë përleshjes me ta, por askush prej autorëve nuk është paraqitur në spital.

Të lënduarit babë e bir gjenden aktualisht në kirurgjinë e Vlorës dhe kanë marrë lëndime të shumta në trup. Babai, shtetasi V. D., 60 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë tre goditje me thikë, një prej tyre në bark që i ka prekur edhe organet. Ai ndodhet në sallën e operacionit në gjendje kritike për jetën.

Gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, policia ka konstatuar 180 bimë narkotike, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga babai dhe djali dhe mendohet se tre hajdutët kanë shkuar pikërisht për të vjedhur lëndën narkotike!

Atyre u është gjetur në shtëpi gjithashtu një automatik dhe një pushkë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

O.J/DITA

Football news:

Gerard Pique: I will finish my career at Barca, but I don't want to leave as a reserve player. I'll leave when I see that I'm not as important as before
Chelsea congratulated Abramovich on his birthday. He turned 55 years old
Patrice Evra: I've had enough of this toxic masculinity. Tears are not a sign of weakness
Neville included Ronaldo and Maguire from Manchester United and 9 Liverpool players in the united team
Beckham will become the face of the 2022 World Cup and will promote Qatar. The contract is for 10 years with a salary of 15 million pounds a year
Karim Benzema: My idols Ronaldo and Zidane came to Real Madrid and took the Golden Ball. Now I am not so far from it
Paul Merson: I don't see Sulscher as the coach of Manchester United in the long term, if Liverpool wins